Flash

Princi Harry me pohoi se miqësia me David Beckham ka marrë fund

Lapsi.al 5 September 2023
Princi Harry me pohoi se miqësia me David Beckham ka marrë fund

Princi Harry me sa duket pohoi thashethemeve se miqësia e tij me David Beckham ka marrë fund.

Ai ka pasur një moment të sikletshëm me djalin e futbollistin, Brooklyn Beckham, që po bën xhiron e rrjetit.

Në një video të postuar në Twitter, Duka i Sussex u shoqërua nga truprojat e tij duke kaluar me shpejtësi pranë Brooklyn dhe gruas së tij, Nicola Peltz, ndërsa ishte në stadiumin BMO në Los Angeles të dielën mbrëma.

Harry ishte rrugës për të parë ndeshjen e Klubit të Futbollit të Los Angeles kundër Inter Miami - që është në pronësi të Davidit. Në një moment, ai shihet tek i hedh një vështrim Brooklyn-it dhe Peltz-it, por nuk u duk se i dha ndonjë njohje djalit të ish-mikut të tij. Çifti nga ana tjetër e injoruan plotësisht duke u sjellë sikur mos të kishte kaluar fare.

Muajin e kaluar, mediat ndërkombëtare raportuan se miqësia e ngushtë e Harry dhe Meghan me David dhe gruan e tij, Victoria Beckham, kishte marrë fund. Një burim i tha 'Daily Mail' se ish-ylli i futbollit ishte i zemëruar me Harry dhe Markle pasi çifti akuzoi Beckhams se kishte nxjerrë histori rreth tyre në shtyp.

"Çdo lloj shpikjeje tani është kaq e pamundur," shtoi burimi i brendshëm, duke thënë se Sussex-ët i bënë akuzat pas një telefonate shumë të tensionuar.

Miqësia mes dy çifteve e ka zanafillën shumë vite më parë, pasi Beckhams ishin të pranishëm edhe në dasmën e dyshes në 2018 në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2020, një histori e ngjashme bëri bujë pasi një burim i tha 'The Sun' se Harry ishte përballur me Beckhams "kokë më kokë" duke akuzuar Victorian se kishte nxjerrë në shtyp histori rreth Markle para dasmës së tyre.

Të këshilluara

Ndërron jetë Steve Harwell

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare këngëtari i grupit amerikan Smash Mouth, Steve Harwell, sipas mediave të huaja. Menaxheri i grupit tha më parë se Harwe...

10:35

Kourtney Kardashian probleme me shtatzaninë?

Shtatzënia e Kourtney Kardashian është një nga historitë e mëdha në botën e të famshmëve. Ajo dhe Travis Barker janë në pritje të një fëmije. Megjithatë, fan...

17:45

Joey King martohet me regjisorin

Joey King u martua me të fejuarin e saj, Steven Piet, në Spanjë të shtunën, sipas raportimeve të shumta. Vetëm familja dhe miqtë e tyre më të afërt ishin të pra...

18:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI