Flash

Ndërron jetë Steve Harwell

Lapsi.al 5 September 2023
Ndërron  jetë Steve Harwell

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare këngëtari i grupit amerikan Smash Mouth, Steve Harwell, sipas mediave të huaja.

Menaxheri i grupit tha më parë se Harwell ishte në fazat e fundit të jetës, pasi mëlçia e tij nuk funksiononte më. Në një deklaratë të dhënë për Rolling Stone dhe CNN, Robert Hayes tha se Harwell vdiq “i rrethuar nga familja dhe miqtë”.

Smash Mouth theu rekord në vitet 1990 dhe 2000 me hitet: All Star, Walkin’ on the Sun dhe I’m a Believer.

Harwell u tërhoq nga grupi në 2021 për çështje të shëndetit fizik dhe mendor.

Muzikanti, i cili luftoi me alkoolizmin, u diagnostikua me sëmundjen e zemrës, kardiomiopati në vitin 2013; dhe më pas një gjendje neurologjike ndikoi në kujtesën dhe të folurit e tij.

Por vendimi i tij përfundimtar për t’u larguar nga Smash Mouth erdhi pasi ai u shfaq i dehur në një performancë në Nju Jorku, ku u filmua duke ngatërruar fjalët e tij dhe duke i bërtitur audiencës.

Menaxheri për një kohë të gjatë i Smash Mouth, Robert Hayes, konfirmoi për mediat amerikane më 3 shtator se këngëtari ishte në fazat e fundit të jetës së tij.

Të këshilluara

Kourtney Kardashian probleme me shtatzaninë?

Shtatzënia e Kourtney Kardashian është një nga historitë e mëdha në botën e të famshmëve. Ajo dhe Travis Barker janë në pritje të një fëmije. Megjithatë, fan...

17:45

Joey King martohet me regjisorin

Joey King u martua me të fejuarin e saj, Steven Piet, në Spanjë të shtunën, sipas raportimeve të shumta. Vetëm familja dhe miqtë e tyre më të afërt ishin të pra...

18:16

Meghan Markle nderon Beyoncé

Meghan Markle nderoi Beyoncé për ditëlindjen  eduke u veshur me ngjyrë argjendi në ndalesën e turneut të saj "Renaissance" në stadiumin SoFi në Los Angeles të p...

15:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI