Flash

Robbie Williams tregon incidentin e ndodhur në skenë

Lapsi.al 4 September 2023
Robbie Williams tregon incidentin e ndodhur në skenë

Robbie Williams ka rrëfyer së fundmi një incident të ndodhur në skenë.

Këngëtari i Take That përshkroi përvojën e vitit 2011 në Instagram javën e kaluar, duke fajësuar helmimin "e tmerrshëm" nga ushqimi.  "Jashtësh*ita në pantallona. Por, ruajta qetësinë time dhe u përkushtova në performancën 100 për qind. Ishte e tmerrshme. Për fat të keq na u desh të anulojmë një shfaqje në Danimarkë për shkak të kësaj. Unë ende ndihem keq."

I nominuari për Grammy nuk është muzikanti i parë në muajt e fundit që pranon se ka bërë jashtë*itje në mes të shfaqjes. Në korrik, Joe Jonas bëri shaka se kishte nevojë për terapi pasi kishte nevojë të bënte një “ndërrim të mesit të garderobës” duke lëshuar “pak shumë”  ndërsa kishte veshur rroba të bardha.

“Nuk ishte aq e madhe sa mendoja. E tillë është jeta,” u tha ish aktori  i Disney Channel dëgjuesve të podcast-it të “Will & Woody” në atë kohë. “Kjo u ka ndodhur shumë artistëve. Unë i kam paguar detyrimet e mia dhe ndihem sikur jam pjesë e ndonjë klubi sekret tani.” Përveç Williams, artistë të tjjerë që janë përballur me situata të tilla janë edhe Chris Brown dhe Ed Sheeran./Lapsi.al

Të këshilluara

Meghan Markle nderon Beyoncé

Meghan Markle nderoi Beyoncé për ditëlindjen  eduke u veshur me ngjyrë argjendi në ndalesën e turneut të saj "Renaissance" në stadiumin SoFi në Los Angeles të p...

15:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI