Flash

FOTO/ Kush është i riu që u kap i αrmatosur i nisur të kryente një vrαsje

Lapsi.al 9 January 2023
FOTO/ Kush është i riu që u kap i αrmatosur i nisur të

Personi që po shikoni në foto është Antonio Leka. 36-vjeçari u vu në pranga pasditen e kësaj të hëne në Lezhë. Sipas policisë ai ishte nisur të kryente një vrαsje. I riu u kap pasi u bë një denoncim nga vëllai i tij, i cili e pa 36-vjeçarin të dilte nga shtëpia, i αrmatosur “gjer në dhëmbë” dhe veshur kamuflazh.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi” – thuhet në njoftimin e policisë.

Vetë i riu nuk bëri rezistencë në momentin që u arrestua, por tregoi synimin e udhëtimit të tij. “Do vras politikanët e Lezhës. Do të të zhduk farën e keqe të tyre” - ka pohuar i riu. Antonio Leka rezulton i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. I riu është djali i një oficeri ushtrie, Vat Lekës. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Do vrαs politikanët”/ Del VIDEO e arrestimit të të riut të armαtosur në Lezhë

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI