Flash

“Do vrαs politikanët”/ Del VIDEO e arrestimit të të riut të armαtosur në Lezhë

Lapsi.al 9 January 2023
“Do vrαs politikanët”/ Del VIDEO e arrestimit të

Policia e shtetit ka dhënë detaje rreth arrestimit të një të riu nga Lezha që sipas saj ishte nisur të kryente një ngjarje të rëndë. Antonio Leka, 36 vjeç po qarkullonte me një makinë të mbushur me αrmë dhe municione. Vetë ishte i veshur me jelek αntiplumb.

“Do të shkoj të vrαs politikanët. Do ta zhduk këtë farë të keqe” – mësohet të kishte thënë ai tek të afërmit. Ka qenë i vëllai që ka vënë në lëvizje policinë e cila e ka ndaluar atë në Lezhë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi” – thuhet në njoftimin e policisë.

I riu akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

“Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e arrestimit të policisë. ©LAPSI.al

Publikohet FOTOJA/ Ky është Antonio Leka që ishte nisur të

Të këshilluara

Aksident në Bulqizë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Smollik që lidhet me rrugë...

19:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI