Flash

Vrαu shqiptarin që tentoi t’i prishte shtëpinë, gjykata liron italianin

Lapsi.al 9 January 2023
Vrαu shqiptarin që tentoi t’i prishte shtëpinë,

Gjykata e Arezzo ka vendosur sot të lërë të lirë Sandro Mugnai, i cili vrαu me një pushkë fqinjin e tij shqiptar Gëzim Dodoli. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 janarit. Pas një konflikti për çështjen e tubacioneve të banesës, shqiptari mori një ekskavator dhe tentoi të shembte shtëpinë e italianit.

Ky e qëlloi me 5 herë me një pushkë gjuetie që mbante në shtëpi duke e lenë të vdekur në vend shqiptarin. Gjyqtari vlerësoi se për 53-vjeçarin nuk ka rrezik arratisjeje, përsëritjeje të krimit apo rrezik për manipulimin e provave. Prokurori kërkoi arrest shtëpiak, por gjykatësi vendsoi të mos jepte asnjë masë.

Avokatët mbrojtës të italianit u fokusuan tek nevoja e ushtrimit të mbrojtjes legjitime, çështje e cila do të trajtohet sërish në vijim të procedimit. Vetë italiani i tha gjykatës se në këtë mënyrë tentoi të mbrojë familjen e tij e cila ndodhej në rrezik nga shembja e shtëpisë. Sipas Sandro Mungai, mbrëmjen e ngjarjes familja e tij po darkonte së bashku me 2 vajzat.

Ai tha se në ato momente dëgjoi zhurmë dhe se shtëpia po tronditej nga mjeti i tonazhit të rëndë. Në tentativë për t’i shembur shtëpinë, shqiptari dëmtoi edhe 4 automjete. Më pas ai goditi dritaret e katit të parë dhe më pas çatinë. Në këto momente Mugnai armën dhe qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit.

LEXO EDHE: Zbardhet emri i shqiptarit që u vrα nga fqinji në Itali

Shtëpia është tejet e dëmtuar dhe është shpallur e pabanueshme nga autoritetet. 53-vjeçari la menjëherë qelinë. Në dyert e paraburgimit e priste djali i tij, Mattia. Ata nuk kanë pranuar të japin deklarata për mediat. Më herët djali i tij u tha gazetarëve se çfarë kishte ndodhur.

“Ato që jetuam ishin momente agonie. Fatkeqësisht e di që kjo histori nuk ka përfunduar ende, por vendimi është ai që të gjithë prisnim. Familja ime është ende në shok nga ajo që ndodhi. E njihja Gëzimin. Kishim marrëdhënie miqësore. Nuk ka pasur ndonjë sherr siç është thënë ditët e fundit.

Nuk mund të jetojmë më në shtëpinë tonë sepse struktura është bërë e papërdorshme. Për fat, mund të mbështetemi tek të afërm dhe miqve që na kanë pritur. Nuk e di nëse do të mund të kthehemi ndonjëherë në shtëpi duke pasur parasysh kushtet në të cilat është tani” – tha i riu. ©LAPSI.al

Omicidio Arezzo, Mugnai è stato scarcerato: riconosciuta la legittima difesa - Cronaca

Të këshilluara

Aksident në Bulqizë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Smollik që lidhet me rrugë...

19:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI