Flash

Aksident në Bulqizë, dy të plagosur

Lapsi.al 9 January 2023
Aksident në Bulqizë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Smollik që lidhet me rrugën e Arbrit, ku makina ka dalë nga rruga duke rënë në greminë. Të plagosur kanë mbetur Jeton Tola, 44 vjeç dhe Orgito Tola 18 vjeç.

Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca pasi vendi ku ka ndodhur aksidenti është shumë i vështirë për shkak të rrugës së keqe.

“Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI