Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Arfaoui, gruaja e Gundogan sulmohet nga gjithë Anglia: i cilësoi restorantet në Manchester "të tmerrshëm"

Lapsi.al 9 October 2022
Arfaoui, gruaja e Gundogan sulmohet nga gjithë Anglia: i cilësoi

Një nga problemet që futbollistët me një reputacion të caktuar vështirë se duhet të zgjidhin është se çfarë të gatuajnë për darkë. Me pagat që marrin nga klubet e tyre, ata mund të punësojnë me siguri dikë që të gatuajë për ta. Ose thjesht mund të zgjedhin cilindo nga restorantet që kanë afër shtëpisë. Megjithatë, një nga polemikat e fundit që kanë goditur futbollin anglez ka të bëjë pikërisht me ushqimin, më saktë me atë në Mançester. Që, për të përdorur një eufemizëm, nuk i pëlqen shumë Sara Arfaoui, imazhi i televizionit italian e gruaja e Ilkay Gundogan. Edhe mesfushori i Manchester City dhe kombëtares gjermane është përfshirë në kaosin e shkaktuar nga deklaratat e saj.

DEKLARATA

E gjitha buroi nga një histori në Instagram e modeles dhe influencueses 27-vjeçare. Në pyetjen e një prej ndjekësve të saj ajo shpjegoi se nuk mund të gjente një vend që i pëlqente në qytet ku mund të hante. "Më falni, do të jem e sinqertë, por nuk kam gjetur asnjë vend. Jam munduar shumë të gjej një restorant të mirë, por ushqimi është i tmerrshëm kudo. Nuk mund të gjesh një restorant të vërtetë italian ose sushi të mirë, ose thjesht ushqim të freskët... është i gjithë i ngrirë. Restorantet këtu janë të fokusuar vetëm të fitojnë para me pije si bëjnë në klubet e natës, jo te ushqimi cilësor". E si për ta rrotulluar thikën në plagë, krahasimi me kryeqytetin. “Në Londër gjen diçka, në Mançester jo”. Fraza që kanë ndezur një stuhi polemikash mediatike, që ka prekur shfaqjet televizive në të gjithë vendin.

POLEMIKA

Dikush, siç shpjegon Sun, vuri në dukje periudhën e krizës ekonomike dhe të lëndëve të para në nivel ndërkombëtar. Kështu që mund të mos jetë e lehtë të shërbehet ajo që nevojitet. Për të mos përmendur pastaj restorantet lokale. Njëri prej tyre i është përgjigjur modeles duke i kërkuar më shumë informacion. Por kundërpërgjigja ka qenë mjaft e gjetur: "Pra, meqë jemi njerëz të suksesshëm nuk mund të japim mendimin tonë të sinqertë? Kam provuar të gjitha restorantet më të mira këtu, por për mua është jo. Nuk mund të them gënjeshtra. Fatkeqësisht jam mësuar me Italinë, kështu që mund ta imagjinoni sa e vështirë është të bësh krahasime”. Tabloidi, megjithatë, thekson se ka shumë restorante me yje në Mançester. E gjithashtu se një nga ata që kanë investuar me sukses në këtë fushë në qytet... quhet Pep Guardiola, ose trajneri i Gundogan.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI