Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Video/ Diakhaby merr kartonin e kuq në pankinë, Gattuso kap me shkelma... shishet e ujit

Lapsi.al 9 October 2022
Video/ Diakhaby merr kartonin e kuq në pankinë, Gattuso kap me
Valencia mundi Osasunën 2-1 në Pamplona në kampionat për të marrë fitoren e parë jashtë fushe këtë sezon. Gëzim i madh për skuadrën e Rino Gattuso, provizorisht në vendin e pestë të renditjes. Mbrëmja e trajnerit kalabrez, megjithatë, vetëm e qetë nuk ishte. Në minutën e 86-të, me lojtarët e tij në avantazh 0-2, qendërmbrojtësi Mouctar Diakhaby, i sapo zëvendësuar, kishte idenë "brilante" për t'u përjashtuar nga pankina. Eshtë e panevojshme të thuhet se reagimi i ish-mesfushorit të Milanit dhe Kombëtares italiane ishte i tërbuar... Me dy gola avantazh dhe një lojtar më shumë, Valencia dukej se mund të merrte fitoren në Osasuna pa shumë shqetësime. Megjithatë, edhe në një mbrëmje të qetë, Rino Gattuso arriti të zemërohej. Faji i mbrojtësit të tij Diakhaby, autor i golit të 2-0. Ish-trajneri i Milanit e thirri atë në pankinë 5 minuta nga fundi, por guineani u paralajmërua fillimisht nga arbitri Miguel Angel Ortiz për humbje kohe gjatë zëvendësimit, e në pankinë u përjashtua për protesta të përsëritura. Episodi e zemëroi trajnerin italian. Pasi buzëqeshi fillimisht kur u shfaq kartoni i kuq, Gattuso u kthye i tërbuar nga qendërmbrojtësi i tij. Pasi kaloi hutimi, trajneri shfryu zhgënjimin e tij duke shkelmuar një enë me pije pranë tij. Tekniku më pas nguli sytë nga Diakhaby, i cili dukshëm i turpëruar hodhi sytë larg.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI