Flash

RAI jep lajmin e shitjes, Napoli e mohon: “Gomarllëk... në të kaluarën kam refuzuar edhe një miliardë”

Lapsi.al 20 July 2022
RAI jep lajmin e shitjes, Napoli e mohon: “Gomarllëk... në

Në orët e fundit në Napoli është përhapur një thashethem i bujshëm sipas të cilit De Laurentiis ka shitur klubin napolitan te një fond i huaj, madje duke zbuluar edhe shifrat e marrëveshjes. Nuk bëhet fjalë për një pëshpërimë lagjesh, por një lajm i vërtetë i raportuar nga Tg Regionale Rai i Kampanjës. Menjëherë, shoqëria lëshoi një deklaratë në të cilën e mohoi kategorikisht njoftimin, duke e quajtur atë si një mashtrim.

“Papritur Rai afirmon, në një raport në Tg Regionale të Kampanjës, se Napoli i është shitur një fondi për 650 milionë”. Kështu hapet komunikata për shtyp e klubit napoletan lidhur me lajmin për shitjen e pretenduar të klubit. “Në një situatë normale, një gomarllëk i këtij lloji nuk duhet as të mohohet – vijon shënimi – por duke qenë se Rai (që si burim flet për “të dhëna”) është një “shërbim publik”, jemi të detyruar ta bëjmë këtë. De Laurentiis nuk ka ndërmend të shesë Napolin dhe nuk ka negociata që janë duke u zhvilluar”.

Me përhapjen e lajmit, thashethemet në qytet ndoqën pashmangshmërisht njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës. Nga këtu erdhi domosdoshmëria për mohim, me shtimin e disa prapaskenave: “Ndër të tjera, në të kaluarën, (De Laurentiis) ka refuzuar oferta afër një miliardë dollarësh. Lidhja që bëhet, për të ndezur këto “thashetheme”, është se presidenti De Laurentiis do të donte të jetonte në SHBA”. De Laurentiis ka jetuar gjithmonë midis Los Anxhelosit dhe Italisë - vazhdon shënimi - dhe së fundmi është kthyer nga një qëndrim rreth një muaj në rezidencën e tij në Kaliforni. Ai nuk ka nevojë të shesë Napolin për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara kur e kërkojnë angazhimet e tij”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI