Flash

Laçi sfidon Iskran në Elbasan: Babatunde në listë, por Duro zgjedh të luajë me “siguritë”

Lapsi.al 7 July 2022
Laçi sfidon Iskran në Elbasan: Babatunde në listë, por

Merkato nuk i dhuroi alternativat që do të dëshironte, por Shpëtim Duro nuk është nga ata që dekurajohen, përkundrazi është tepër optimist në vigjilje të sfidës së 7 korrikut kundër Iskras, për raundin e parë të Conference League. Faza përgatitore në Pogradec dhe seancat taktike në Elbasan, ku skuadra nga dje është e grumbulluar deri në ditën e ndeshjes, i kanë bërë të qartë Duros formacionin titular për të sfiduar malazezët, ku dilemat janë fare të pakta. Për portën Mario Dajsinani nuk ka rivalë, ndërsa blerja e re Cuci do të luajë në të djathtë të mbrojtjes, duke i lënë krahun e kundërt Velkoskit dhe qendrën dyshes Roganovic-Malota. Problem nëse mund të quhet kështu është se alternative e vetme e përfshirë në listën e ndeshjes është vetëm Turkaj.

Në anën tjetër, Laci ka përfshirë në skuadër për ndeshjen me Iskran edhe nigerianin Babatunde, por numri 10 i ri i kurbinasve vështirë se do të zbresë në fushë nga fillimi, me Duron që mund ti japë vetëm pak minuta në varësi të rezultatit, për të mos rrezikuar një dëmtim të mesfushorit, që është edhe blerja më e fortë e verës e bardhezinjve, që mund të kompromentojë sezonin e lojtarit. Kështu, Ujka përpara mbrojtjes me Spahiun e Zikon, do të mjaftojë për të suportuar tredhëmbëshin ofensiv me Mazrekajn e Guindon të sigurtë dhe një mes Zarubicës e Akiniemit që do të luajnë për një fanellë titullari. Malazezi vjen nga një dëmtim shumë gjatë, por ka rikuperuar dhe sensi i golit mund ta bëjë favorit në zgjedhjen e Duros.

Laci do të mundohet të shfrytëzojë në maksimum ndeshjen e parë në Elbasan, sonte në orën 20.00, për ta patur sa më të thjeshtë cështjen e kualifikimin në kthim kundër Iskras.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI