Flash

Firmos me parametër zero me lojtarin e Chelsea, ai zhduket pas dy javësh: “Nuk e dimë ku është”

Lapsi.al 6 July 2022
Firmos me parametër zero me lojtarin e Chelsea, ai zhduket pas dy

Në vitin 2012, Chelsea mori nga sektori i të rinjve të Anderlecht një mesfushor të ri belg me origjinë zambiane, Charly Musonda. Megjithatë, karriera e 16-vjeçarit i tradhtoi pritshmëritë, ndaj pas 10 vitesh dhe një seri huazimesh, Blues vendosën të mos e rinovojnë kontratën e tij. Zulte Ëaregem nxitoi drejt tij, i vendosur për të vënë bast për lojtarin, ende 25 vjeç. Sa keq që, pasi gjeti një marrëveshje, Musonda humbi gjurmët...

Pas skadimit të marrëveshjes së Musondës me Chelsean më 30 qershor, Zulte Waregem vendosi të nënshkruajë me të, i impresionuar nga disa seanca stërvitore dhe një ndeshje miqësore e nivelit të lartë të bërë nga mesfushori. Pas 10 vitesh nën kontratë me Blues dhe huazimeve të ndryshme të pasuksesshme te Betis, Celtic dhe Vitesse, belgu me origjinë zambiane në moshën 25-vjeçare dukej gati të shlyente të paktën pjesërisht pritshmëritë e krijuara rreth tij kur ishte shumë i ri. Megjithatë, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Zulten, Musonda u zhduk.

Zulte, sipas asaj që bën të ditur The Sun, fillimisht deklaroi se mungesa e Musondës (i kërkuar edhe nga Roma në verë) ishte për shkak të një problemi familjar dhe këmbënguli se i linduri në 1996 do të kthehej pas një kohe të shkurtër. Por drejtuesit e klubit belg e kanë pranuar se, që atëherë, nuk e kanë idenë se ku ndodhet ai. “Kur do të kthehet Charly Musonda në stërvitje? Nuk e di”, tha Administratori i Deleguar Eddy Cordier. “A do të kthehet? Asnjë ide për këtë cështje. Nuk ka pasur asnjë kontakt që kur ai u stërvit me ne dy javë më parë”. Një histori vërtet e çuditshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI