Flash

Lazio, mohon sherrin Tare-Lotito, por foto tregon ndryshe: "Drejtori sportiv gëzon besimin e shoqërisë"

Lapsi.al 6 July 2022
Lazio, mohon sherrin Tare-Lotito, por foto tregon ndryshe: "Drejtori

Nga shtëpia e Lacios vjen një përgënjeshtrim i fortë në lidhje me zërat që flisnin për një sherr të ashpër mes presidentit, Claudio Lotito dhe Drejtorit Sportiv, Igli Tare, i cili flitet se është afër dorëheqjes. Sipas disa rikonstruksioneve ka patur një përplasje me tone të larta mes të dyve gjatë mbrëmjes së prezantimit të fanellave të reja, me drejtuesin shqiptar të irrituar nga hyrja në shoqëri e Angelo Fabianit, aktualisht koordinator i ekipeve të femrave dhe i të rinjve, por sipas shumë njerëzve, i destinuar për të zënë vendin e vetë Tares. Rrethanat e sherrit janë mohuar nga klubi në një deklaratë zyrtare, e cila thekson se Tare "gëzon konsideratën dhe besimin e klubit dhe presidentit të tij".

KOMUNIKATA E KLUBIT

“Në lidhje me lajmin e raportuar sot nga disa të përditshme dhe media të ndryshme për një sherr të pretenduar mes Presidentit Lotito dhe DS Tare, që do të kishte ndodhur mbrëmjen e djeshme pas manifestimit të organizuar nga Lazio në Piazza del Popolo, saktësohet se ato nuk kanë asnjë bazë. Në fakt, drejtori sportiv Igli Tare gëzon konsideratën dhe besimin e Klubit dhe Presidentit të tij dhe do të vazhdojë të kryejë, si gjithmonë, rolin e drejtorit sportiv të ekipit të parë, ndërsa hyrja në shoqëri e drejtorit Angelo Fabiani do të lidhet me menaxhimin e ekipit të parë të femrave, të rejave dhe skuadrës së të rinjve".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI