Flash

Fanella e dytë e Liverpool tërbon tifozët: “Duket si TV kur prishej antena!”

Lapsi.al 5 July 2022
Fanella e dytë e Liverpool tërbon tifozët: “Duket si TV kur
Vitet e fundit, imagjinata e kompanive që prodhojnë fanellat për klubet e futbollit ka arritur në nivele vërtet të paimagjinueshme. Nëse dikur fanellat e para dhe të dyta ishin thuajse me siguri me ngjyra të thjeshta të skuadrës në fjalë, duke e lëshuar “çmendurinë” në uniformat e treta, tashmë edhe fanellat më të përdorura nuk janë të imunizuara nga risitë. Lajme që nuk i pëlqejnë shumë tifozëve që kanë qenë gjithmonë dashamirës të traditës. Prandaj, javët para fillimit të një sezoni të ri janë gjithashtu ato në të cilat mbështetësit zbulojnë se cilat fanella do të veshin idhujt e tyre. E, si në rastin e fanellës së dytë të Liverpool për sezonin e ardhshëm, polemika nuk vonojnë të ndizen. Nëse nuk ka shumë probleme për fanellën e parë të Reds, duke qenë se ngjyra është aq ikonë sa nuk lejon as mundësinë për të bërë ndryshime dramatike, në fanellën e transfertave duket se ka pasur pak më shumë eksperimente. Siç raporton DailyMail, dolën fanella nuk u ka pëlqyer fare tifozëve. Fanella e dytë e Liverpool për vitin e ardhshëm është, siç ka ndodhur shumë shpesh, e bardhë, por me një model shumëngjyrësh vijash dhe valësh që pothuajse krijojnë një ylber. Sigurisht një efekt shumë i veçantë, i cili do t'i bëjë lojtarët e Klopp të dallohen, por jo saktësisht siç priste publiku i Anfield. Kështu, siç ishte e kuptueshme që do ndodhte, filluan komentet në rrjetet sociale, të cilat nuk kursyen pickimet ndaj vendimit të klubit dhe Nike. “Duket si një televizor i njëzet viteve më parë kur prishej antena”, thotë një mbështetës i Reds. Megjithatë, dikush e sheh në anën pozitive të cështjes: “Kështu do të hipnotizojmë lojtarët kundërshtarë!”. E sigurt është se që kur Liverpool u largua nga Neë Balance për t'iu bashkuar Nike, nuk është se tifozët kanë qenë ndonjëherë shumë të kënaqur me produktin e kompanisë amerikane. “Nike na ka zhgënjyer sërish. Në këtë moment më shkon mendja se po tallen me ne”, shpjegon një tifoz i zhgënjyer. E si gjithmonë, polemikat shpëthyen...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI