Flash

Katar 2022 "ngatërron" kampionatin e Superiores: sezoni i ardhshëm do të jetë atipik për futbollin shqiptar

Lapsi.al 5 July 2022
Katar 2022 "ngatërron" kampionatin e Superiores: sezoni i

Ndryshe nga sezonet e kaluara për shkak të finaleve të Botërorit “Katar 2022” dhe ngjeshjes së kalendarit të UEFA-s për ndeshjet eliminatore të Champions League dhe UEFA Conference League, sezoni i ri 2022-2023 i Superiores do të nisë më datë 20 gusht, ndërkohë që pritet të jetë një edicion krejt ndryshe dhe premton emocione të mëdha për futbolldashësit.

Departamenti i Garave në FSHF propozoi që finalja e Superkupës të zhvillohet më datë 7 dhjetor 2022. Propozim që më pas u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, teksa në këtë finale do të përballen kampionia e Shqipërisë, KF Tirana dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, FK Vllaznia. Edhe në këtë edicion të Superiores do të marrin pjesë 10 skuadra, ku në total çdo ekip do të zhvillojë 36 ndeshje përgjatë sezonit. Gjithashtu, është miratuar edhe data e fillimit të Kupës së Shqipërisë, që do të startojë më 15 shtator dhe do të përfundojë me finalen e madhe të 28 majit 2023.

Në ditët në vijim do të hidhet edhe shorti i kalendarit të sezonit të ri futbollistik, që do të përcaktojë edhe datat dhe përballjet mes skuadrave. Kampionati do ndërpritet më 14 nëntor për shkak të Botërorit “Katar 2022” për t’u rikthyer më 15 dhjetor e për t’u ndërprerë sërish më datë 28 dhjetor. Këtë herë pushimet dimërore do të zgjasin pak, teksa kampionati do të rinisë në datën 14 janar 2023 dhe deri në fund nuk do ketë ndërprerje të gjata, me përjashtim të datave kur luhen ndeshjet e Kombëtares, me javën e fundit që do të luhet më 24 maj 2023.

Sipas rregullores, skuadra që renditet e para në fund të sezonit kualifikohet për në eliminatoret e Champions League, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë shkojnë në eliminatoret e UEFA Conference League, ashtu si edhe fituesi i Kupës së Shqipërisë. Dy skuadrat që renditen në vendin e 9-t- dhe të 10-të bien automatikisht në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadra e renditur në vendin e 8-të shkon në play-out, ku do të përballet me fituesin e play-off-it të Kategorisë së Parë. Ndeshja e play-out do të luhet në stadiumin e skuadrës së renditur në vendin e 8-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI