Flash

Eriksen, mesfushori i ri i Manchester United: akord verbal me Djajtë e Kuq e kontratë tre vjeçare

Lapsi.al 4 July 2022
Eriksen, mesfushori i ri i Manchester United: akord verbal me Djajtë e Kuq

Atij iu desh të përshkonte një rrugë të gjatë, por Christian Eriksen është më në fund gati për t'u rikthyer në futbollin që ka rëndësi: sipas The Athletic UK, organizatori danez ka pranuar ofertën e Manchester United. Kontrata e re do ta lidhë Eriksenin me Djajtë e Kuq deri në vitin 2025. Heroi i Euro 2020 do të kalojë portat e Old Trafford në ditët në vijim, sipas raportimeve që vijnë nga Anglia. Klubi ka nisur regjistrimin e kontratës dhe së shpejti do të thërrasë lojtarin me defibrilator në zemër për të kryer testet fizike.

Kjo e fundit nuk është aspak një procedurë rutinë, duke pasur parasysh komplikacionet që përjetoi danezi pas arrestit kardiak në Euro 2020. Eriksen vazhdon të luajë me një defibrilator nënlëkuror dhe prania e këtij instrumenti e kishte bërë danezin të pakualifikuar për të luajtur në Serie A.

I lënë i lirë për t'u larguar nga Interi për shkak të politikës së kampionatit, Eriksen rifilloi të shkelë barin e gjelbër të fushës së lojës në radhët e Brentford: me fanellën e Bees mesfushori danez u rikthye të luante pas shtatë muajsh pasiviteti, duke shënuar gjithashtu edhe një gol historik në rezultatin 4- 1 kundër Chelsea. Tani aventura e re në Mançester duket gjithnjë e më e afërt, me teknikun e ri Ten Hag, i cili do t'i besojë menjëherë lojën e skuadrës së tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI