Flash

Aks i nxehtë Torino-Londër: De Ligt drejt Chelsea, braziliani i Arsenal drejt Juventus

Lapsi.al 4 July 2022
Aks i nxehtë Torino-Londër: De Ligt drejt Chelsea, braziliani i

Ende pa sistemuar përfudnimisht Mathijs de Ligt, i ndjekur nga Chelsea, por ende shumë larg një oferte që Juve mund ta konsiderojë të pranueshme, në shtëpinë e bardhezinjve tashmë po mendohet për zëvendësuesin e holandezit. Në shënjestrën e bardhezinjve, shkruan Gazzetta dello Sport, ka përfunduar Gabriel, mbrojtësi brazilian i datëlindjes 97 i Arsenal, cka e bën aksin Torino-Londër shumë të nxehtë. Profili konsiderohet tepër i përshtatshëm për të kompletuar baterinë e qendrorëve në dispozicion të Allegrit, por Topçinjtë nisin nga një kërkesë prej 40 milionë eurosh. Shumë më e përballueshme paga prej 2.6 milionë euro në sezon, të cilën Juventus mund ta përmirësojë falë lehtësimit fiskal të Dekretit të Rritjes.

Nga ana tjetër, bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të lëshojë Nicolò Zaniolon. Arrivabene po përpiqet të gjejë zgjidhjen e duhur për të kënaqur Romën, e cila deri më tani nuk ka lëvizur nga vlerësimi prej 60 milionësh. Distanca është e madhe - oferta është 10 milionë për huazimin plus 40 të pagueshme në dy vjet - por është mbi të gjitha formula e propozuar nga bardhezinjtë që nuk pëlqehet nga Roma, e cila, përkundrazi, do të donte të arkëtonte para menjëherë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI