Flash

F1/ Pistë e lagur e me fat për Sainz në Silverstone: pole position i parë në karrierë për pilotin e Ferrarit

Lapsi.al 2 July 2022
F1/ Pistë e lagur e me fat për Sainz në Silverstone: pole

Carlos Sainz rrëmben vendin e parë në GP e Britanisë së Madhe, raundi i dhjetë i sezonit të Formula 1. Spanjolli, në pole position e tij të parë në karrierë, arriti vendin e parë në start me F1-75 duke lënë pas Red Bull-in e Max Verstappen, për vetëm 72 të mijëtat. Ferrari tjetër i Charles Leclerc hap vijën e dytë, i ndjekur nga Red Bull i Sergio Perez.

Pole position i parë nuk harrohet kurrë dhe nëse vjen në një pistë ikonike dhe historike për F1, sigurisht që ka një shije unike. Një Carlos Sainz i mrekullueshëm i befasoi të gjithë në drejtimin e Ferrarit, duke zënë vendin e parë në start për herë të parë në karrierë, në fund të një sesioni kualifikues të paparashikueshëm për shkak të shiut. Në pistë të lagur, spanjolli xhiroi në mënyrë të përsosur, duke pozicionuar Ferrarin e tij para të gjithëve, rezultat që e lë të ëndërrojë, në vigjilje të GP së Britanisë së Madhe, ndoshta edhe atë suksesin e parë në karrierë në elitën e garave. Piloti madrilen, megjithatë, do të duhet të luftojë në fillim me Max Verstappen, i cili me siguri do të jetë agresiv në kthesën e parë në një përpjekje për të vendosur Red Bull-in e tij përpara Ferrarit.

Nga vija e dytë do të niset Charles Leclerc, i cili pas gjashtë vendeve të para i lë vendin shokut të tij të skuderisë. Piloti nga Monako, i cili do të niset nga vendi i tretë, do të ketë në krah Red Bull-in tjetër të Perez dhe duhet t'i kushtojë vëmendje dëshirës për një rikthim në gjuetinë e fitores së nëntë në Silverstone të Hamilton, i cili do të niset nga vendi i pestë në start.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI