Flash

Skriniar akord total me PSG: pariseinët vendosin 70 milionë euro në tavolinë për Interin

Lapsi.al 2 July 2022
Skriniar akord total me PSG: pariseinët vendosin 70 milionë euro

Milan Skriniar është fare pranë largimit nga Inter. Në fakt, në radhët e PSG-së ka një optimizëm të madh për përfundimin pozitiv të negociatave me zikaltrit për lojtarin. Klubi parisien është gati të bëjë ofertën e fundit dhe vendimtare, duke rritur shifrën dhe duke iu afruar kështu 70 milionë eurove pa lojtarë në shkëmbim, si preferojnë italianët. Mund të jenë 67-68 plus bonuse. Në orët e ardhshme, jo më vonë se të hënën ose të martën, oferta do t'u dërgohet drejtuesve zikaltër.

Nga ana tjetër, marrëveshja mes PSG-së dhe lojtarit tashmë është totale. Katër vjet plus një opsion për sezonin e pestë. Baza e pagës është rreth 7.5 milion që bëhet 8 me bonuse lehtësisht të arritshme. Madje deri në 9 me bonuse më të komplikuara, mbi të gjithë me fitoren në Champions League nga PSG.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI