Flash

Pirlo mashtrohet nga oligarku rus: paguan 500 mijë euro kapar për vilën, por është e sekuestruar

Lapsi.al 1 July 2022
Pirlo mashtrohet nga oligarku rus: paguan 500 mijë euro kapar për

Andrea Pirlo është mashtruar nga një oligark rus. Ish-mesfushori, tani trajner i Fatih Karagümrük Spor Kulübü, po kërkon të blejë një vilë të vendosur në një resort ekskluziv në Forte dei Marmi. Ish-lojtari ka paguar tashmë një depozitë prej 500 mijë eurosh dhe në fund të gushtit duhet të kishte përfunduar transaksionin duke paguar 2.6 milionë euro të tjera. Marrëveshja, megjithatë, u bllokua për shkak se prona është nën sekuestrim.

Pronari i vilës në Forte dei Marmi është aktualisht një oligark rus shumë i afërt me Vladimir Putin. Me fillimin e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt dhe sanksioneve që pasuan nga Bashkimi Evropian kundër oligarkëve, biznesmeni rus kishte vendosur t'i shiste pronat në territorin italian përpara se ato të sekuestroheshin. E ishte pikërisht në ato ditë, siç shpjegon Il Messaggero, që Pirlo bëri ofertën e tij të blerjes dhe pagoi kaparin.

Megjithatë, kampioni i botës i vitit 2006 nuk e dinte se manjati kishte një proces gjyqësor në pritje me agjencinë e pasurive të paluajtshme përmes së cilës ai kishte blerë pronën. Oligarku, në fakt, do t'i duhej t'i paguante agjencisë imobilare 250 mijë euro si komision. Por paratë, sipas avokatit Tommaso Bertuccelli, nuk janë paguar kurrë. Më pas oligarku u denoncua dhe u përfshi në një padi civile.

E pikërisht agjencia që ka mosmarrëveshjen ligjore me pronarin aktual ka vendosur të mbrohet dhe ka kërkuar sekuestrimin parandalues të pronave të oligarkut. U sekuestruan dy prona: vila që do të blinte Andrea Pirlo dhe një tjetër pronë mbi të cilën trajneri kishte vënë syrin.

Kompleksi në Forte dei Marmi, në fakt përfshin dy shtëpi të lidhura me njëra-tjetrën që sipërmarrësi rus i kishte blerë për një shumë prej 7.2 milionë euro. Ish-mesfushori ishte zotuar për të blerë një prej tyre, duke rezervuar mundësinë për të vlerësuar edhe blerjen e të dytës. Kërkesa e avokatit për sekuestrimin e aseteve, e pranuar nga Gjykata Civile e Lucca, megjithatë, e kanë bllokuar marrëveshjen për momentin. Pirlo do të duhet të presë që situata të sqarohet, por kohët mund të jenë të gjata.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI