Flash

Inter i pandalshëm, prezanton Onana e Mkhitaryan: PSG sjell në Milano negociatorin për Skriniar

Lapsi.al 1 July 2022
Inter i pandalshëm, prezanton Onana e Mkhitaryan: PSG sjell në Milano
Andrè Onana është zyrtarisht një lojtar i ri i Interit. Sipas asaj që mësohet nga faqja e Lega Serie A, zikaltrit në fakt kanë depozituar në Lega marrëveshjen me ish-portierin e Ajax. Marotta nuk është mjaftuar me kaq, sepse edhe Henrikh Mkhitaryan është një futbollist i ri i Inter. Mesfushori armen, pasi përfundoi kontratën me Romën, ka mbërritur nën urdhërat e Inzaghit me parametër zero. Zikaltrit në fakt nuk janë aktivë vetëm në hyrje. Kontaktet janë intensifikuar mes Psg dhe Interit për Milan Skriniar, në përpjekje për të mbyllur hendekun mes ofertës dhe kërkesës. Lajmin e ka bërë të ditur Sky, sipas të cilëve klubi zikaltër pret një ofertë tjetër, me rritje, të klubit parisien që të mbërrijë në 70 milionë eurot e kërkuara. PSG gjithashtu dëshiron të përfshijë lojtarë për shkëmbim teknikë, por Interi nuk është i interesuar. Sipas Tuttosport, francezi Luis Campos ka dërguar një emisar në Itali për të zhbllokuar një negociatë në stand by.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI