Për Federico Chiesa nderi dhe barra e marrjes së numrit 7: profili i tij teknik dhe pesha e tij specifike në skuadrën e Allegrit ndjekin shumë më mirë gjurmët e lëna nga CR7 në Torino. Kishte nga ata që mendonin se i takonte Chiesas të trashëgonte numrin 10 të Paulo Dybalas: shoqëria, nga ana tjetër, vendosi për një zgjedhje tjetër.From DV7 to #DV9 ?
— JuventusFC (@juventusfc) July 1, 2022
Dhe kjo zgjedhje, të gjithë e dinë tani, mban emrin e Paul Pogba. Francezi është gati të zbarkojë në Torino, duke vazhduar aty ku e la. Numri i famshëm 10 që ka qendruar në supet e legjendave si Platini, Zidane dhe Del Piero nuk do të mbetet pa zot. Paul do të kthehet të jetë një lider në mes të fushës dhe do ta bëjë këtë me numrin më përfaqësues të qepur mbi të. Tuttosport përjashton mundësinë e një rikthimi me numrin 6, pasi këtë numër e ka “pushtuar” Danilo. Francezët dhe Juventusi me këtë lëvizje synojnë të harrojnë sa më shpejt lamtumirën traumatike të Paulo Dybalas.Federico Chiesa 7️⃣
— JuventusFC (@juventusfc) July 1, 2022