Flash

Grabitja në vilën e Ronaldos: ndalohen tre hajdutët që i vodhën 3 mln euro, Verrattit dhe gruas së tij

Lapsi.al 30 June 2022
Grabitja në vilën e Ronaldos: ndalohen tre hajdutët që i

Arratisja zgjati vetëm disa ditë, hajdutët e dyshuar që mbrëmjen e së dielës u futën në vilën në Ibiza, të marrë me qira për pushime nga Marco Verratti dhe bashkëshortja e tij Jessica Aidi, duke rrëmbyer një plaçkë prej rreth 3 milionë euro, u ndaluan nga Policia Kombëtare Spanjolle në portin e Denias, qyteti bregdetar nga ku nisen tragetet për në ishujt Baleare. Tre të dyshuarit, të cilët janë pjesë e një bande që policia e ka ndjekur prej disa kohësh, kishin marrë anijen në Ibiza dhe u kapën sapo mbërritën në kontinent. Në operacion u gjet edhe një pjesë e mallit të grabitur.

Një plaçkë veçanërisht e pasur, pasi siç raportoi mesfushori italian në Guardia Civil të St. Josep de Sa Talaia, kriminelët vodhën 10 mijë euro para në dorë dhe sende të ndryshme me vlerë, bizhuteri, ora dhe diamante, të cilat lojtari i vlerësoi në rreth 3 milionë euro. Vjedhja e madhe ndodhi në vilën Cala Jondal në pronësi të Ronaldos Fenomenit, duke përfituar nga një dritare e lënë hapur gabimisht.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI