Flash

FOTO/ Prezanton fanellat me krenari… pranë një penisi: klubi meksikan bëhet objekt tallje

Lapsi.al 29 June 2022
FOTO/ Prezanton fanellat me krenari… pranë një penisi: klubi

Mineros de Zacatecas është një ekip meksikan i kategorisë së dytë të themeluar vetëm 8 vjet më parë dhe pak i njohur jashtë kufijve të vendit të Amerikës Qendrore. Të paktën deri më sot. Po, sepse klubi i Grupo Pachuca, në orët e fundit, është bërë shumë i famshëm në rrjetet sociale, por për një arsye mjaft të sikletshme. Në fakt, askush nuk vuri re një penis të madh të stilizuar në muralen, që u përdor si sfond për fotot e zakonshme për prezantimin e fanellave të reja. Eshtë e panevojshme të thuhet se imazhet u bënë menjëherë virale...

Club Deportivo Mineros de Zacatecas, një skuadër që luan në Liga de Expansion MX të Meksikës, kishte vendosur t'i bënte gjërat madhështore, për të prezantuar fanellat për sezonin e ardhshëm futbollistik. Duke zgjedhur për një qasje "artistike", klubi i bëri lojtarët e tyre të pozonin me fanellat e tyre të reja përpara një murali, pa e kuptuar, megjithatë, se një penis ishte vizatuar në vetë muralin. Vizatimi i shpëtoi fotografit, por jo syrit gjithmonë vigjilent të botës së rrjeteve sociale, që pashmangshmërisht shpërtheu në komente gazmore.

Pasi tifozët vunë re shpejt imazhin 'pikant' në sfond, klubi meksikan u bë shpejt një trend në mediat sociale. Një përdorues komentoi i argëtuar: “Si të mos e prezantosh një fanellë!“; një tjetër, me shpirt vëzhgues gjykoi: “Çfarë lëmshi”, duke përdorur lojë fjalësh (në anglisht përdoret shprehja “balls-up”); një i tretë ishte edhe më me fantazi: “Nuk mund të thuhet se klubi nuk kishte tope”. Sigurisht, për disa orë, Mineros u u bënë të famshëm dhe jo vetëm në Meksikë. Megjithatë, e sigurtë se jo për bukurinë e fanellave të tyre...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI