Flash

Barcelona gjen një 'truk' për të zyrtarizuar Christensen e Kessié

Lapsi.al 29 June 2022
Barcelona gjen një 'truk' për të zyrtarizuar

Andreas Christensen dhe Franck Kessié u larguan respektivisht nga Chelsea dhe Milan për t'u transferuar te Barcelona në një transfertë të lirë, por lojtarët ende nuk janë zyrtarizuar dhe prezantuar. Klubi, në fakt, nuk mund të regjistrojë dy të ardhurit e rinj për shkak të kufizimeve të Fair-play financiar. Duke regjistruar marrëveshje të reja, Blaugranat nuk do të mund të respektonin kufirin e pagave të vendosur nga La Liga. Nuk është hera e parë që Barcelona përballet me një problem të tillë, por edhe një herë ka gjetur një truk.

Situata delikate ekonomike do ta detyrojë shoqërinë blaugrana të fokusohet shumë në rregullimet e pagave për të respektuar Fair Play. Për momentin, klubi nuk ka prezantuar Franck Kessié dhe Andreas Christensen dhe nënshkrimi i tyre do të zyrtarizohet kur ata të mund të integrohen zyrtarisht në skuadrën e drejtuar nga Xavi Hernández. Barça, megjithatë, siç raporton Sport, më në fund e ka gjetur një zgjidhje për të zyrtarizuar dy ardhjet e reja.

Klubi po rregullon kontratat e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë dhe mbrojtësit danez. Natyrisht që klubi po respekton marrëveshjet e bëra me të dy lojtarët, por po bën rregullime të vogla, në bazë të shifrave të dakorduara, për t'ia dalë mbanë. Blerjet duhet të zyrtarizohen nga data 30 qershor, kur do të ketë përfunduar viti financiar 2021/22 dhe bordi drejtues i Joan Laporta të ketë aktivizuar fondin e të drejtave televizive.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI