Flash

FOTO/ Haaland i habit të gjithë: stërvitet me fanellën e Genoas

Lapsi.al 30 June 2022
FOTO/ Haaland i habit të gjithë: stërvitet me fanellën e
Erling Haaland vesh fanellën e Genoas. Nuk bëhet fjalë për një lajm të jashtëzakonshëm merkato, por një histori që gjithsesi do t'i japë kënaqësi tifozëve kuqeblu. Sulmuesi norvegjez ndodhet me pushime në Marbella, ku alternon momentet e relaksimit me seancat stërvitore për të mbajtur veten në formë për fillimin e fazës përgatitore. Në foton e shfaqur në rrjetet sociale, që u ripostua nga profili zyrtar i Genoas, Haaland ndodhet në Qendrën e Futbollit Marbella, në shoqërinë e trajnerit gjerman të atletikës, Adil Ramzi dhe i veshur me fanellën e Grifonëve. Vetëm pak ditë më parë video e tij u bë virale teksa ai po luante, si një 21-vjeçar i zakonshëm, me disa djem që takoi në plazh. Një tjetër surprizë sot. Me shumë mundësi fanellën ia ka dhënë miku i tij dhe shoku i kombëtares Ostigard, që në 6 muajt e fundit ka luajtur për Genoan. Një kuriozitet tjetër ka të bëjë me trajnerin e tij. Ramzi, në fakt, po stërvit edhe Abdelhamid Sabirin, njeriun që vendosi derbin e fundit të Lanternës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI