Flash

Hetimi i New York Times trondit Chelsea: bullizëm, mobing e një vetëvrasje

Lapsi.al 30 June 2022
Hetimi i New York Times trondit Chelsea: bullizëm, mobing e një

Në Angli është ngritur një stuhi rreth Chelsea. Një hetim i New York Times për klimën toksike që mbretëron brenda klubit londinez, konkretisht në fushën e marketingut, po trondit ambientin e Blues, pak javë pas dorëzimit historik të pronësisë nga Roman Abramovich te Todd Boehly. Rreth një duzinë punonjës denoncuan episode të ngacmimit në punë (mobing), bullizëm dhe intimidim të llojeve të ndryshme, të cilat i shtohen vetëvrasjes tronditëse të Richard Bignell, ish-drejtues i Chelsea TV.

Është e paqartë nëse gjesti i Bignell, që daton në janar, i atribuohet drejtpërdrejt presionit në punë. Ajo që është e sigurt është se burri u pushua nga puna në shtator 2021, pasi kishte kaluar një periudhë në zonën e marketingut dhe një mungese për shkak të sëmundjes, e se incidenti ndihmoi në hapjen e kutisë së Pandorës në lidhje me mjedisin e punës të atij sektori specifik të klubit, të drejtuar nga Gary Twelvetree.

Menaxhimi i Twelvetree, sipas dëshmive të mbledhura nga New York Times, ka shkaktuar probleme për shumë nga 50 punonjësit e departamentit: disa ishin ndjerë të përçmuar, të intimiduar, të poshtëruar dhe madje të frikësuar edhe vetëm duke marrë pjesë në një takim. Disa prej tyre kanë zhvilluar ankth dhe shqetësime të gjumit. Disa më pas lanë vendet e tyre për të kërkuar punë diku tjetër.

Në mars, pra, para ndryshimit të pronësisë, klubi kishte nisur një hetim për situatën, të koordinuar nga një kompani e jashtme, por, paradoksalisht, të mbështetur nga vetë Twelvetree. Punonjësit treguan se rezultati i këtij hetimi nuk u bë i ditur dhe se praktikat e punës nuk kanë pësuar asnjë lloj ndryshimi.

Përpara publikimit të hetimit, shoqëria i tha të përditshmes njujorkeze se kishte krijuar "një ekip të jashtëm shqyrtimi për të hetuar akuzat që ishin bërë nën pronësinë e mëparshme", duke shtuar se "bordi i ri i klubit beson fuqishëm në një punë mjedisi dhe një kulturë korporate që fuqizon punonjësit e tij dhe përpiqet që ata të ndihen të sigurt, të përfshirë, të vlerësuar dhe të besueshëm. Pronarët e rinj kanë ndërmarrë hapat e parë për të krijuar një mjedis në përputhje me vlerat tona."

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI