Flash

"Qëllimi u arrit në Tiranë!": Mkhitaryan përshëndet Romën dhe bëhet armeni i parë i historisë së Inter

Lapsi.al 2 July 2022
"Qëllimi u arrit në Tiranë!": Mkhitaryan
"Të dashur verdhekuq, Roma është një klub me të vërtetë unik. Që nga dita kur erdha deri në finalen e Ligës së Konferencës dhe më tej, mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme dhe unë do të jem gjithmonë shumë krenar për të." Kështu nisi mesazhi i urimit për klubin verdhekuq i Henrikh Mkhitaryan, i cili zyrtarisht tashmë është bërë një lojtar i Interit. "Kur vesha këtë fanellë për herë të parë, kisha një synim: ta bëja këtë klub të fitonte dhe të gëzoja tifozët fantastikë: ky qëllim u arrit në Tiranë! Ky triumf ishte përfundimi perfekt i tre viteve të mia si verdhekuq". Mesfushori armen vjen tani nën urdhërat e Simone Inzaghit si lojtar i lirë dhe i përshëndeti kështu tifozët e rinj: “Mezi pres të fillojë, forca Interi”. "Tani është koha për të thënë lamtumirë. Unë dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë në klub për marrëdhënien e veçantë të ndërtuar së bashku gjatë viteve - shkroi armeni - Një falënderim i madh për stafin tonë teknik dhe në veçanti për Mourinhon, për besimin dhe vëmendjen e tij ndaj meje dhe për motivimet e jashtëzakonshme që më dha si lojtar. Kam dhënë gjithçka për Romën brenda dhe jashtë fushës. Ishte një nder i madh të luaja këtu dhe nuk do t'i harroj kurrë momentet e jashtëzakonshme që jetuam së bashku. Ky klub dhe Qyteti i përjetshëm do të mbeten përgjithmonë në zemrën time. Ju dua shumë! Faleminderit Roma".
"Ka një botë, brenda Henrikh Mkhitaryan. Ka shumë gjuhë që fliten, ka vende të vizituara, skuadra klubesh, bashkëlojtarë të kombësive të ndryshme, trajnerë të mëdhenj. Ekziston bota, por ka edhe rrënjë të thella, të mbuluara nga një melankoni e pjekur, e cila e ka udhëhequr gjithmonë, brenda dhe jashtë fushës”. Kështu Interi zyrtarizoi lojtarin armen, të parin në historinë e klubit zikaltër. "Historia e Henrikh fillon nga Jerevani, 21 janar 1989. Djali i Hamletit, profesioni futbollist, roli sulmues. Lindi në Armeni, por Henrikhu i vogël është rritur në Francë. Sepse babai i tij luan në divizionin e dytë francez dhe shënon gola atje. Simbioza babë-bir forcohet pikërisht në shenjën e topit por thyhet nga sëmundja që e lë Henrikhun pa Hamletin... Nga divani i shtëpisë së Valences në Milano: udhëtimi i Henrikh pasurohet me një tjetër etapë. E veshur zikaltër, me rithirrjen e Armenisë, e cila kujton origjinën e një tjetër ish-lojtari të madh të Interit, Youri Djorkaeff. Mirë se erdhe, Henrikh!”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI