Flash

Thyerje totale De Ligt-Juventus: Chelsea ofron 70 milionë euro plus bonus

Lapsi.al 2 July 2022
Thyerje totale De Ligt-Juventus: Chelsea ofron 70 milionë euro plus bonus

Matthjis de Ligt dhe Juventus nuk do të vazhdojnë së bashku. Ajo që dukej të ishte vetëm një hipotezë pranverore, me kalimin e ditëve, po merr konotacionet e sigurisë. Mbrojtësi holandez nuk është i bindur për projektin e Juventusit, ai e bëri të ditur në fund të sezonit dhe - siç konfirmoi Maurizio Arrivabene - ka kërkuar të largohet. Optimizmi për mundësinë e rinovimit që u shty përpara prej javësh, tani është zhdukur, duke lënë hapësirë për negociata me klubet e interesuara për De Ligt: Chelsea mbi të gjitha, por edhe Manchester United.

Duke marrë parasysh situatën, Juventusit nuk i mbetet vec se ta transformojë në favor duke u përpjekur për të arkëtuar maksimumin e mundshëm, duke kursyer edhe pagën e mbrojtësit, lojtari më i paguar në Serie A. De Ligt duhet sigurisht të zëvendësohet, por shifra në hyrje premton të jetë faraonike.

Ndoshta jo përtej 100 milionëve të klauzolës së lirimit siç shpreson dhe këmbëngul Juventusi, por një shumë e konsiderueshme në një situatë në të cilën klubi bardhezi shpreson të jetë në gjendje të nisë një ankand në Premier League. Lëvizja e parë i takon Chelsea, i cili, pasi ka marrë indikacionet për të mos përfshirë lojtarë në shkëmbim (si Ëerner) është gati të shkojë në sulm me 70 milionë euro plus bonuse për Zonjën e Vjetër.

Shumë pak për momentin, por një pikënisje e mirë edhe pse do të jenë Blues ata që do të bëjnë të qartë kufijtë e negociatave, veçanërisht me përfshirjen e mundshme të Djajve të Kuq me vullnetin e Ten Hag. Pasi humbën Rudiger dhe Christensen, klubi londinez duhet të ndërhyjë në tregun e transferimeve në mbrojtje, por i ka vënë syrin edhe Koulibaly, i cili në situatën aktuale do të ishte një biznes më pak i kushtueshëm dhe sidoqoftë cilësor, ndërsa mban nën vëzhgim Bremer të Torinos, i cili megjithatë ka një preferencë për Interin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI