Flash

I kuptoi prapaskenën, sherr i fortë mes Lotitos e Tares: Drejtori Sportiv shqiptar gati të japë dorëheqjen

Lapsi.al 5 July 2022
I kuptoi prapaskenën, sherr i fortë mes Lotitos e Tares: Drejtori

As mbrëmja e prezantimit të fanellave të reja nuk e ka zbutur tensionin mes presidentit Lotito dhe Drejtorit Sportiv Igli Tare te Lazio. Të dy janë parë duke u grindur shumë gjatë ngjarjes, pas një përplasje të regjistruar gjatë fundjavës gjë që të bën të mendosh se e ardhmja është e mjegullt. Mes fërkimeve të ndryshme të grumbulluara ndër vite, drejtuesi shqiptar nuk e ka kapërcyer hyrjen në shoqërinë bardhekaltër të Angelo Fabianit, si koordinator i të rinjve dhe skuadrës së femrave të Lazios, që në fakt është vetëm një trampolinë drejt një pozicioni të rëndësishëm në të ardhmen. Lotito dhe Tare duan të ndahen, por askush nuk dëshiron të bëjë hapin e parë edhe pse drejtori sportiv po mendon seriozisht për dorëheqjen e tij.

Mbrëmjen e grumbullimit, në shesh me uniformat e reja të Mizunos, ishte një mbrëmje e veçantë dhe shumë tifozë ishin dëshmitarë të një diskutimi të nxehtë mes Lotitos dhe Tares. Arsyeja nuk dihet, por tensioni tashmë është i përhershëm dhe lamtumira është thuajse e pashmangshme. Tare, sipas TMË, po mendon seriozisht për dorëheqjen e tij dhe jo vetëm për shkak të emërimit të ardhshëm të Fabianit, por edhe për marrëdhënien e thyer me Maurizio Sarrin, i cili sezonin e kaluar i kishte kërkuar Lotitos largimin e drejtuesit shqiptar.

Sarri ishte faktori tjetër i panjohur i mbrëmjes bardhekaltër. Trajneri dhe stafi i tij nuk ishin të pranishëm në event, sipas Il Messaggero për të përgatitur detajet përfundimtare të nisjes së grumbullimit, por dihet pakënaqësia e tij për lëvizjet e merkatos. Me pak fjalë, vera e Lacios është më e nxehtë se sa është për të gjithë të tjerët.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI