Flash

Video/ Shikoni surprizën e Ginës, për vëllain e saj Mick Schumacher: në Silverstone festë, në intervistën live

Lapsi.al 5 July 2022
Video/ Shikoni surprizën e Ginës, për vëllain e saj Mick

Fillimisht mesazhi prekës i të ëmës Korina në radio, pastaj një dush i paplanifikuar me shampanjë nga motra e tij Gina. Pika e parë e Mick Schumacher në F1, në GP e Britanisë së Madhe, ishte një mundësi për të festuar edhe për familjen e tij. Gratë e shtëpisë janë një prezencë e vazhdueshme pranë djalit të shtatë herë kampionit të botës, pas aksidentit me ski që pësoi babai i tij Michael në vitin 2013. Mbështetja e tyre nuk mungon asnjëherë, në kohë të vështira apo të mira qofshin. Vendi i tetë në Silverstone, mbylli një periudhë të vështirë për Mick, i vënë në dyshim për shkak të shumë aksidenteve.

"Jam shumë krenare për ty, zemër," i tha nëna e tij në radio pas garës. Ndërsa motra ka postuar një video në rrjetet sociale në të cilën lag me shampanjë vëllanë e saj të vogël, duke e zënë në befasi gjatë një interviste televizive, nën vështrimin e trupës televizive dukshëm të zbavitur nga ajo që ndodhi: “Për mua fituesi është ai”. Një frazë e ëmbël që përmbledh lidhjen e thellë mes familjes Schumacher. Ka qenë shembulli i ish-kampionit të Ferrarit që krijoi këtë bashkim ndër vite, para dramës që e goditi. Gina, e cila është 25 vjeç, është më e madhja, e lindur në vitin 1997 kur Schumi kishte fituar tashmë dy kampionate botërore të pilotëve me Benetton. Mick, 23 vjeç, ka lindur para serisë me Ferrarin (2000-2004) e tani ëndërron të ndjekë hapat e tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI