Flash

Marotta i bën 'dalje' Dybalas: "Përfaqësonte një mundësi, po përpara jemi në rregull"

Lapsi.al 5 July 2022
Marotta i bën 'dalje' Dybalas: "Përfaqësonte

Beppe Marotta duket se po i mbyll dyert, të paktën për momentin, mbërritjes në zikaltër të Paulo Dybalas: “Ai është një nga lojtarët pa kontratë dhe është hera e parë që shumë lojtarë të lirë të nivelit të lartë janë ende pa ekip - tha administratori i deleguar i Inter në konferencën e prezantimit të sezonit të ri - Është demonstrimi se futbolli po ndryshon, është një futboll që ka parasysh shpenzimet. Dybala përfaqësonte një mundësi, por nuk mund të harrojmë se jemi në rregull me repartin ofensiv: kemi një seri lojtarësh të fortë, të cilët trajneri do t'i duhet t'i menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Afeksioni ndaj Paulos mbetet”.

Marotta ka bërë një bilanc të shpejtë edhe për mënyrën si përfundoi vitin e kaluar: "Sezoni i kaluar ishte i hidhur e i ëmbël bashkë. I ëmbël sepse shtuam dy trofe në palmares, i hidhur sepse vendi i dytë na la pak ashtu... Rezultati i sezonit të kaluar do të na shërbejnë si një paralajmërim për atë që do të vijë: steka duhet të jetë shumë lart, nuk duhet të kemi frikë, duhet të kemi guxim për të fituar. Jemi kompetitivë dhe e kemi treguar dhe e gjitha kjo me një stabilitet financiar që duhet për ti dhënë vazhdimësinë klubit. Ky është një paralajmërim për ne drejtuesit, por kjo fjalë nuk duhet të na trembë sepse mund të jemi edhe konkurrues”.

Më pas një reflektim për atë që e pret Interin dhe jo vetëm, nga gushti e në vazhdim, me një tur force të vërtetë para pauzës për Botërorin e Katarit: "Ky do të jetë një kampionat me një kalendar anormal. Në pjesën e parë do të kemi 20 ndeshje për të luajtur dhe puna e trajnerit do të jetë e komplikuar, sepse është një situatë unike”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI