Flash

Juventus takohet me Ramadanin: shqiptari është i vetmi që mund të bindë Koulibaly të mbërrijë në Torino

Lapsi.al 6 July 2022
Juventus takohet me Ramadanin: shqiptari është i vetmi që mund

Juventus bën lëvizjen e parë konkrete për Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi i Napolit, i cili shkon në skadencë kontrate me të kaltrit në vitin 2023, është i zgjedhuri i Massimiliano Allegrit për të zëvendësuar Matthijs de Ligt në dalje (marrëveshje totale me Bayernin). Për ta sjellë qendërmbrojtësin në Torino është duke u zhvilluar një takim në qendër të Milanos mes drejtorit sportiv të klubit bardhezi, Federico Cherubini dhe Fali Ramadanit, menaxherit shqiptar të mbrojtësit senegalez, i cili gjithashtu kujdeset për interesat e Milenkoviçit, objektivi i mundshëm numër një i Napolit në rast të lamtumirës së Koulibaly.

Pas goditjeve Di Maria dhe Pogba, të cilat do të mbërrijnë në ditët në vijim, bardhezinjtë po mendojnë për mbrojtjen dhe po fokusohen fuqishëm te kapiteni 31-vjeçar i Napolit, i cili është i preferuari i drejtuesve dhe i Massimiliano Allegri për cilësinë e madhe, përvojën e nivelit të lartë dhe gjithashtu për karakteristikat teknike (ai është mësuar të luajë në të majtë të qendrës).

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI