Flash

De Laurentiis i bën bllokadë Juventus: "Koulibaly nuk do të vishet kurrë bardhezi"

Lapsi.al 7 July 2022
De Laurentiis  i bën bllokadë Juventus: "Koulibaly nuk do të

Tani është koha për zgjedhje: nëse në lidhje me çështjen Higuain, Aurelio de Laurentiis nuk kishte asnjë të tillë në dispozicion - bardhezinjtë paguan klauzolën e lirimit faraonik për ta rrëmbyer nga Napoli -, tani drejtuesit napoletane mund të ngrenë zërin fort. Sepse Kalidou Koulibaly nuk është një lojtar i cfarëdoshëm, ai është pasuria e një qyteti. E shitja e tij te rivali historik, përtej shifrave dhe kompensimeve të përfshira, do të shkaktonte një tjetër zhurmë mediatike që drejtuesit napoletanë thjesht nuk mund tia lejojë vetes. Ndaj, siç zbulon Corriere dello Sport, AdL jo vetëm që ka vendosur veton për transferimin e KK te bardhezinjtë, por ka bërë një lëvizje tjetër: një propozim për rinovim deri në vitin 2027 për 6 milionë në vit.

Zgjedhje zemre, përtej vlerësimeve ekonomike. Zgjedhje që Koulibaly, së bashku me menaxherin e tij Ramadani do të vlerësojë kundërpropozimit e të kaltërve. 6 milionë në vit, për një shesh si ai i Napolit, është një shifër kolosale. Një shifër që do të barazonte angazhimin aktual të mbrojtësit senegalez, në moshën 31-vjeçare, edhe për 5 vite të tjera.

Tani, zgjedhja më brutale dhe e sinqertë bie në duart e tij: a mjafton Napoli për Kalidou? A ka dëshirën për t'u lidhur përjetë me klubin apo është koha për të ndryshuar ajër? Në orët e fundit, menaxheri Ramadani u ul në një tavolinë së bashku me drejtuesit e Juventusit, duke hetuar mundësinë e një transferimi në Torino. Përpjekje që në çdo rast do të pengohej nga muri i ngritur nga De Laurentiis. Napoli dhe njerëzit e saj nuk mund të pranojnë një tjetër Higuain-bis, veçanërisht kur ata kanë mundësinë për të zgjedhur. Napoli do t'i përgjigjet Zonjës së Vjetër me një "jo faleminderit" të vendosur, edhe në rast të një oferte që përputhet me vlerën e tregut të mbrojtësit (40 milionë).

Rezistenca ndaj një zbarkimi te Juventus, në fund të fundit, është regjistruar edhe nga ana e vetë Koulibaly: senegalezi ia kanë bërë të qartë Ramadanit se do të dëshironte të luante për Barcelonën. Megjithatë, situata financiare e blaugranave është në evoluim të vazhdueshëm (dhe të pasigurt). Koha e zgjedhjeve, mes Napolit dhe Kalidou, më në fund është pjekur: tani, para së gjithash, duhet sinqeritet dhe çiltërsi nga të dyja palët; rreziku është që marrëdhëniet të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI