Flash

Çështja Ronaldo, United pranon largimin e portugezit: Londra destinacioni i ardhshëm

Lapsi.al 7 July 2022
Çështja Ronaldo, United pranon largimin e portugezit: Londra

Rikthimi i CR7 zgjati vetëm dhjetë muaj. Dhjetë muaj të fryrë tej mase nga pritshmëritë dhe shpresat, për t'u thërrmuar pastaj vetëm nga një leje e akullt e kërkuar nga portugezi. Ronaldo e anashkaloi grumbullimin me Red Devils për “arsye familjare”, por pas këtij vendimi mbretëron pakënaqësia e një marrëdhënieje tashmë të mbushur me ankth dhe pasiguri. As ardhja e trajnerit të ri Ten Hag nuk duket se e ka ndrequr lidhjen me ambjentin. Ronaldo ka kërkuar transferimin dhe orët e fundit – siç shkruan Sun – kryesia e Djajve të Kuq i është dorëzuar kërkesave të tij.

Arsyeja e këtij përshpejtimi drejt daljes së emergjencës është kuptuar shpejt: shoqëria nuk ka ndërmend të hyjë në një mundje krahu me sens unik me portugezin dhe as ta detyrojë atë të luajë pa dëshirë. “Ronaldo është një gjigant për atë që ka treguar dhe është ende shumë ambicioz. Padyshim që do të doja ta mbaja”, deklaroi Ten Hag në konferencën për shtyp pak ditë më parë. Megjithatë, pas një diskutimi me bordin e aksionerëve, realiteti i gjërave u kuptua qartë: dështimi për të arritur në Champions League ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme shanset për qëndrimin e CR7, që si një lojtar kopertine, nuk mund t'i lejojë vetes të mungojë në takimin me futbollin që ka rëndësi.

Më i komplikuar është kapitulli mbi aventurën e re të portugezit: nga ku do të rifillojë? Bayern Mynih tashmë i ka mbyllur dyert për të: “Me aq shumë sa e vlerësoj Cristiano Ronaldon dhe e konsideroj atë si një nga më të mëdhenjtë, blerja e tij nuk do të ishte pjesë e filozofisë sonë”, tha CEO i bavarezëve, Oliver Kahn. Zgjidhja më realiste do të ishte ajo e qëndrimit në Premier League, më saktë në Londër. Chelsea, i forcuar nga pronësia e re e Boehly, synon një goditje të madhe. Asnjë ofertë nuk është zyrtarizuar ende, por mund të jetë vetëm çështje kohe.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI