Flash

Video/ Rrihet kapiteni i Sheffield United: arrestohet agresori që e bëri për qepje kapitenin Sharp

Lapsi.al 18 May 2022
Video/ Rrihet kapiteni i Sheffield United: arrestohet agresori që e
Kapiteni i Sheffield United Billy Sharp është sulmuar nga një tifoz që pushtoi fushën pas ndeshjes kundër Nottingham Forest. Lojtari kishte nevojë për qepje, ndërsa agresori u identifikua dhe u arrestua. Episodi i turpshëm ndodhi në City Ground, në përfundim të ndeshjes së dytë të playoff-it të Championship. Portieri i vendësve, Brice Samba, shpëtoi për mrekulli penalltinë vendimtare të Morgan Gibbs-White. Kështu Nottingham Forest fitoi 3-2 pas penalltive. Por mbrëmja u prish totalisht nga një dhunë e turpshme ndaj sulmuesit të Blades, Sharp. Tifozët e Forestit pushtuan fushën për të festuar fitoren, por njëri prej tyre sulmoi kapitenin e Sheffield United. Kamerat e Sky Sports i kanë kapur të gjitha momentet. Një djalë vrapoi me shpejtësi drejt lojtarit, e goditi dhe 36-vjeçari ra përtokë. Një zëdhënës i klubit konfirmoi për mediat se Sharp, dikur një lojtar i Nottingham Forest, kishte nevojë për qepje pas incidentit. Policia e Nottinghamshire bëri të ditur se e kishte identifikuar dhe arrestuar personin. Kjo u konfirmua nga kryeinspektori Paul Hennessy: “Një 31-vjeçar u arrestua me akuzën e sulmit në lidhje me këtë incident. Ai mbetet në paraburgim dhe do të merret në pyetje nga agjentët. Hetimet tona për rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar. Ne kemi folur me lojtarin në fjalë dhe po punojmë me të dy klubet që po na mbështesin në hetimet tona”. NDJESA E NOTTINGHAM FOREST Trajneri i Sheffield United, Paul Heckingbottom, në postimin e pësuar në mikrofonat e Sky Sports, kishte kërkuar arrestimin e tifozit: “Duhet të ketë patjetër një dënim me burg. Ata hedhin objekte në fushë dhe gjëra që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe asgjë nuk është bërë ndonjëherë. Duhet të ketë diçka për të bërë për këtë. Ne pamë se çfarë ndodhi, ne e dimë se çfarë ndodhi. Si mund të shkosh në një punë duke menduar për gjërat e tua dhe të sulmohesh kështu? Është një agresion. Sharp është i shokuar, i gjakosur, i zemëruar”. Nottingham Forest lëshoi një deklaratë për incidentin, duke i kërkuar falje Sharp dhe kundërshtarëve të tyre: "Klubi do të punojë me autoritetet për të gjetur individin, në mënyrë që ai të jetë përgjegjës për veprimet e tij, të cilat do të përfshijnë një ndalim të përjetshëm për hyrjen në stadium. Klubi, gjithashtu, dëshiron t'i kërkojë personalisht falje Billy dhe Sheffield United”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI