Flash

"Po nuk patët b**e, rrini në shtëpi". Xhaka shpërtheu kundër shokëve të skuadrës, analistët e bëjnë 'copë'

Lapsi.al 18 May 2022
"Po nuk patët b**e, rrini në shtëpi". Xhaka

Pas humbjes zhgënjyese të Arsenal ndaj Newcastle, Granit Xhaka nuk ka ngurruar të sulmojë shokët e tij të skuadrës. Një intervistë e prerë pas ndeshjes, gjatë së cilës ish-kapiteni i Gunners këshilloi disa lojtarë të qëndrojnë më mirë në shtëpi.

Në St. James' Park, klubi kryeqytetas humbi 2-0 ndaj vendasve. Një autogol i Ben White hapi rezultatin, përpara se Bruno Guimaraes t'i jepte fund lojës. Tottenham tani është dy pikë para Arsenal dhe ka vetëm një ndeshje nga fundi në kampionat. Kështu, me shumë mundësi skuadra e Artetës duhet të kënaqet me prezantimin në Europa League.

Lojtari shqiptar i përfaqësueses zvicerane, pas ndeshjes, tha se dhoma e zhveshjes së Arsenalit injoroi udhëzimet e teknikut Mikel Arteta: “Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Nga minuta e parë deri në të 90' nuk e meritonim të ishim në fushë. Nuk e di pse. Nuk ndoqëm planin e lojës, nuk dëgjuam trajnerin. Ishte një paraqitje katastrofike. Ne nuk e meritojmë të luajmë në Champions apo edhe në Europa League. Është shumë e vështirë ta përballosh në këtë moment. Nuk e di përse nuk po bëjmë atë që kërkon trajneri nga ne”.

Problemi nuk është mosha apo mungesa e përvojës e dikujt, por është kryesisht karakteriale. Për Xhakën, duhet të kesh b**e në fushë: “Nëse dikush nuk është gati për këtë ndeshje, të rrijë në shtëpi. Mosha nuk ka rëndësi. Nëse je nervoz, qëndro në pankinë ose qëndro në shtëpi. Duhen njerëz që kanë b**e, të vijnë këtu dhe të luajnë. Për ne ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme. Jemi shumë të zhgënjyer për njerëzit që erdhën këtu. Më vjen keq për tifozët, nuk kam fjalë të tjera. Dhoma e zhveshjes ishte shumë e qetë. Plani i lojës ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai që bëmë në 90 minuta. E presnim prej gjashtë vjetësh, kishim gjithçka në duart tona”.

Në studion e Monday Night Football, si Gary Neville ashtu dhe Jamie Carragher analizuan komentet e tij. Neville, në veçanti, foli për një intervistë të turpshme: "Mendoj se e kam dëgjuar duke thënë 'qëndroni në shtëpi nëse nuk keni b**e'. Pra, padyshim që ai po flet për njerëzit në dhomën e tij të zhveshjes. Nuk e di me kë e ka, shpresoj jo me lojtarët më të rinj. Ai? Që vitet e fundit, herë pas here, ishte një turp, u përjashtua nga pakujdesia etj. E i la të gjithë atje në ajër". Intervista shkaktoi shumë diskutime dhe jo vetëm në TV. Kush e di se çfarë do të mendojnë Gunners për këtë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI