Flash

Video/ Incidenti me tapën e shampanjës: ciklisti afrikan kalon nga festa në tërheqje nga Xhiro e Italisë

Lapsi.al 18 May 2022
Video/ Incidenti me tapën e shampanjës: ciklisti afrikan kalon nga
Nga gëzimi i fitores së parë historike në Giro d'Italia deri në tërheqja. Biniam Girmay në fakt detyrohet të braktisë para kohe garën rozë për shkak të problemit me syrin e majtë që akuzoi dje, kur në festimin e suksesit në Jesi u godit nga tapa e shampanjës. Ka qenë vetë ciklisti nga Eritrea i Intermarché-Wanty-Gobert që e ka bërë të ditur lajmin me një video-mesazh në rrjetet sociale. "Syri nuk duket se ka pësuar dëmtime të mëdha”, ka shpjeguar Girmay. "Bini të presim së shpejti në rrugët tona”, e urojnë organizatorët e Xhiros. Si masë paraprake, skuadra preferoi të mos e linte të garonte për etapën e 11-të. Girmay do t'i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme. “Pas një incidenti në podium, nga ekzaminimet mjekësore u konstatua një hemorragji në orbitën e syrit të majtë. Dëmtimi i tij po evoluon në drejtimin e duhur dhe në ditët në vijim ai do të ndiqet nga një ekip mjekësor”, - shpjegoi në një deklaratë mjeku i ekipit Piet Daneels - Për të minimizuar rrezikun e zgjerimit të gjakderdhjes dhe presionit intraokular, rekomandohet të shmanget aktiviteti fizik. Prioriteti ynë është rikuperimi i plotë nga dëmtimi dhe për këtë kemi vendosur së bashku me ciklistin dhe drejtuesit sportiv që Biniam të mos startojë në etapën e njëmbëdhjetë”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI