Flash

"Ajo e Tiranës, finalja më e rëndësishme e karrierës sime": Mourinho i rrit prestigjin trofeut në 'Arenën Kombëtare'

Lapsi.al 18 May 2022
"Ajo e Tiranës, finalja më e rëndësishme e

"Ajo e Conference është finalja më e rëndësishme e karrierës sime, e donim me cdo kusht. Të tjerat i kam luajtur, kjo duhet të luhet ende dhe dua ta fitoj". Trajneri i Romës, Josè Mourinho, është gati për finalen kundër Feyenoord, të planifikuar për të mërkurën më 25 maj në Tiranë. "Unë mendoj për rrugën që kemi përshkuar në Evropë, me finalen do të arrijmë në 15 ndeshje. Të luash në Evropë dhe më pas në kampionat pothuajse gjithmonë kundër skuadrave që përgatiteshin një javë për ne do të thotë t'i paguash të gjitha këto me pikë. Duke parë renditjen rishoh menjëherë ndeshjet e së enjtes dhe gabimet e arbitrave”.

“Përballja në gjysmëfinale kundër Leicesterit ishte e vështirë, por ne gjithmonë mendonim se ndeshja e radhës ishte më e rëndësishmja, luajtëm me seriozitet dhe ambicie – vazhdoi Mourinho për Sky Sport – Pastaj pati pasoja negative dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që ta kompensojmë dhe të fitojmë kupën. Feyenoord po përgatitet me një javë më shumë në dispozicion? Nuk është një avantazh i vogël, por një avantazh i madh. Duhet të përballemi me Torinon dhe është një ndeshje e rëndësishme, e vështirë t'i lejosh të pushojnë të gjithë. Është një ndeshje teke dhe duhet ta harrojmë këtë avantazh”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI