NUK ËSHTË HERA E PARË Tifozi tregoi gjithashtu se kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte marrë kafkën e gjyshit të tij në ndeshje. Gabriel e merr me vete në çdo ndeshje të klubit të Avellaneda që sheh në stadium. Në Argjentinë ndeshjet luhen me një intensitet të pashoq, por duket se edhe kontrollet e hyrjes nuk janë aq të rrepta. Burri siguroi se nuk e kishte problem të hynte në stadium me kafkën e gjyshit të tij të ndjerë, pavarësisht 3000 policëve që formonin kordonin e sigurisë rreth strukturës. Megjithatë, mbështetësi i Racing nuk ka dashur të japë shumë informacione se si i kapërceu kontrollet: “E kapërceva, me besim dhe me dashurinë e Racing. Ai më shoqëron kudo”.#TNTSports | ¡¡Nadie se quiso quedar afuera de la fiesta de Racing!! ? @nico_latini nos cuenta la historia del día en #LaFechaTNT ? ¡NO LO VAS A PODER CREER! ? pic.twitter.com/wOVlm7JQLv
— TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) April 1, 2019
Imazhi i Gabrielit pranë kafkës së gjyshit ka bërë xhiron e botës, por kjo nuk është hera e parë që bëhet virale. Tifozi, edhe në vitin 2019, kur Racing de Avellaneda, në atë kohë e drejtuar nga trajneri aktual i Celtas, Eduardo Coudet, fitoi titullin argjentinas, mori kafkën nëpër rrugët e qytetit. Një reporter i TNT Sports u interesua për historinë e tij dhe e intervistoi. Me atë rast Aranda kishte thënë: “Do të ndihej krenare për këtë gjest”.