Flash

"Vlahovic do të shpërthejë si Ibrahimovic": drejtori i Juventus i del krah serbit që nuk shënon më

Lapsi.al 11 May 2022
"Vlahovic do të shpërthejë si Ibrahimovic": drejtori i

Të gjithë në krah të Dushan Vlahovic, sepse sukseset e ardhshme të Juventus kalojnë përmes rritjes dhe shpërthimit të tij. Duke nisur nga Kupa e Italisë, torta për të cilën foli Max Allegri në vigjilje. Për të bërë një bilanc në prag të finales së Romës ndaj Interit është kujdesur administratori i deleguar bardhezi, Maurizio Arrivabene: "Finalja është një histori më vete - shpjegoi ai - është një finale dhe është shumë e rëndësishme. Objektivi i parë ishte kualifikimi në Champions League dhe është arritur. Gjykimi për sezonin është pozitiv sepse kemi arritur atë që i kishim vendosur vetes. Ndeshja kundër Interit është një kapitull tjetër dhe nuk e kthen shjigjetën e peshores. Mes të parit e të katërtit ka shumë fjalë dhe ne nuk jemi mësuar me këtë. Duhet të impenjohemi që të ngjitemi gjithnjë e më shumë”.

Më pas ne lidhje me Vlahovic: "Dusan nuk diskutohet. Po i kujtoj juventinëve Ibrahimovic që e kritikonin gjithmonë në vitin e parë, pastaj vitin tjetër ai shpërtheu. Është vetëm një çështje besimi te lojtari dhe për ta bërë atë të rritet në paqe. Talenti i tij është evident, por i duhet kohë për të shprehur atë që vlen. Edhe pse mendoj se ka treguar tashmë diçka”.

Në fund, një mendim për merkaton që do të vijë: "Do të jetë një treg i çuditshëm me Kupën e Botës përpara, nuk pres shumë transaksione. Këtë vit janari do të jetë më i rëndësishëm. Për Juventusin vullneti është të bëjë investime të qëndrueshme dhe per momentin nuk ka asnjë qëllim të bëj goditje për teatër. Chiellini? Meriton respekt të madh. Me siguri do të mendojë për të ardhmen e tij dhe kur të marrë një vendim, sido të jetë, do ta përshëndesim me nder në njërin rast ose do ta mbajmë fort në tjetrin".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI