Flash

Vizita mjekësore dhe firma për 10 milionë në sezon: Real Madrid mbyll kontratën me Rüdiger

Lapsi.al 11 May 2022
Vizita mjekësore dhe firma për 10 milionë në sezon: Real

Antonio Rüdiger është një lojtar i ri i Real Madrid. Mungon ende njoftimi zyrtar, i cili do të mbërrijë në fund të sezonit, por kalimi i mbrojtësit gjerman nën urdhërat e Carlo Ancelottit tashmë është një punë e kryer. Sipas Marcas, gjermani tashmë ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe ka gjetur marrëveshjen përfundimtare për një kontratë deri në vitin 2026, me një pagë që, përfshirë bonuset, mund të arrijë deri në 10 milionë euro në sezon. Për mbrojtësin, që shkon në skadencë me Chelsea më 30 qershor, është menduar edhe një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro.

Kështu, Rüdiger është gati të zbarkojë në Spanjë pas përvojave të tij në Gjermani me Stuttgartin, në Itali me Romën dhe në Angli me Chelsean, një klub me të cilin ai ka fituar gjithçka ndërkombëtarisht (Europa League, Champions League, Superkupa evropiane dhe Botërorin e klubeve).

Reali bën kështu një goditje të rëndësishme me parametër zero, por për zyrtarizimin do të presë javën pas finales së Champions League më 28 maj, ku të gjithë janë të fokusuar aktualisht. Mbi qendërmbrojtësin gjerman ishte hedhur edhe Juventus, por kërkesat ekonomike të stafit të gjermanit, të cilat për një kohë të gjatë bënë që edhe Florentino Perez të lëkundej, e bindi klubin bardhezi të dorëzohej.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI