Flash

Në shtrat me... Valentinon: ja ku ka përfunduar kaska speciale e Rossit

Lapsi.al 26 October 2021
Në shtrat me... Valentinon: ja ku ka përfunduar kaska speciale e

Ka një emër dhe një mbiemër tifozi i Valentino Rossit (nëse nuk ka qenë më parë, sigurisht që është tani!) që ishte më i shpejtë për të zotëruar kaskën speciale që "Doktori" mbante për GP e fundit të tij në klasin mbretëreshë e që më pas e hodhi në tribuna në përfundim të njëzet e shtatë xhirove të Grand Prix të Emilia-Romagna e të Made in Italy të dielën e kaluar në Misano Adriatico.

Ai quhet Michele Quirini dhe ka qenë vetë ai që ka dalë hapur, duke postuar një imazh elokuent në rrjetet sociale, në një qëndrim “dashamirës” me trashëgiminë e çmuar: kaskën (e dizenjuar nga Aldo Drudi) që nëntë herë kampioni i botës ia ka kushtuar tifozëve të vet me rastin e garës së tretë nga fundi të Botërorit 2021 dhe të karrierës së tij.

"Natën e mirë! E po, ka aromë legjende".

Kjo është diçitura që shoqëron foton e Micheles nga Fabriano së bashku me “thesarin” e tij. Thesar në çdo kuptim, duke qenë se bëhet fjalë për të kaskën e fundit të Rossit, që mes koleksionistëve mund të ketë një vlerë të madhe edhe ekonomike, një nga të paktat që Rossi nuk do të jetë në gjendje t'a ekspozojë privatisht në galerinë e relikeve sportive. E edhe kjo, po ta mendosh mirë, është një shenjë e bukur e mirënjohjes së kampionit ndaj atyre që e kanë ndjekur dhe e kanë vlerësuar për më shumë se një çerek shekulli: në kohë të mira dhe të këqija. Kush e di, ndoshta oferta e parë "recompra" mund të vijë pikërisht nga Tavullia!

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI