Flash

Daja në fije të perit, ish-trajneri i Tiranës në tribunë për Partizanin: ja prapaskenat që bëjnë 'të kuq' Ze Marian

Lapsi.al 26 October 2021
Daja në fije të perit, ish-trajneri i Tiranës në

"Daja nuk rrezikon edhe nëse e humbet derbin", kjo ishte deklarata e Gazment Demit përpara ndërqytetases me Tiranën, që duhet ti jepte mbështetjen teknikut Ilir Daja, edhe pse ishte e qartë se nuk do të ndodhte kështu. E në fakt, që përpara derbit, nën rrogoz, drejtuesit e klubit kanë punuar me negociata me njeriun që do ta zëvendësojë teknikun aktual të të kuqve, në rast se pankina e tij do të "hidhej në erë". Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës, është prezantuar në tribunat e Air Albanias për të ndjekur, jo ish-skuadrën e tij, por Partizanin, gjë që tregon qartë se mes tij dhe klubit kontaktet ishin vendosur më herët.

Që gjërat nuk po shkonin mirë për Ilir Dajën kjo ishte e qartë edhe pa humbur sfidën me Tiranën, por tani me ndeshjen që asnjë tifoz i Partizanit nuk do donte ta humbiste, numri i ndeshjeve pa fitore ka shkuar në 6, aq sa sfida janë luajtur në këtë kampionat. "Askush nuk na ka dominuar në këto ndeshje", tha tekniku pas derbit a thua se ky ishte konstatimi për të bërë, pas një ecurie që është më negativja e të kuqve në një start kampionati, që kur Partizani është kthyer në elitë.

E tani, Ze Maria ishte në tribunë, është në kryeqytet e pret një telefonatë nga Gazment Demi. Mbrojtësi i madh i Dajës, Olsi Rama, në këtë rast vështirë se mund të bëjë gjë, për më tepër që pas thyerjes së raporteve me Skënder Gegën, ka gabuar gjithcka në lidhje me merkaton e lojtarëve dhe trajnerëve nga Lerda te Sormani. Ze Maria ka qenë në tribunë në shoqërinë e menaxherit të tij, ish-drejtorit të të kuqve Dervishi dhe tani është vetëm cështje orësh përpara se të marrë thirrjen telefonike, që më shumë mundësi do të jetë... ftuese.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI