Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Juventus humb Dybala për javën më të rëndësishme: sulmuesi humb Zenit e Inter, optimizëm për De Ligt

Lapsi.al 18 October 2021
Juventus humb Dybala për javën më të rëndësishme:

Juve është kthyer të marrë frymë, por ka një lajm tjetër të pakëndshëm për bardhezinjtë. E vjen nga infermieria, ku vazhdon të qëndrojë Paulo Dybala. Ai duhet të ishte rikuperuar para Moratas, por në fund spanjolli u kthye në fushë kundër Romës, ndërsa për Joya koha u zgjat pak më shumë. Argjentinasi ende po lufton me zgjatjen muskulare që e kishte ndaluar atë pas golit ndaj Sampdorias. Mendohej se ai mund të ishte në dispozicion pas pushimit për ekipet kombëtare, por në vend të kësaj ai kërkon akoma edhe pak kohë.

Me siguri ai do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenit Shën Petersburg dhe gjithashtu derbin e Italisë me Interin. Lajm jo i mirë për Allegrin, i cili do të duhet të bëjë pa numrin e tij dhjetë në një javë shumë të rëndësishme. Dhe, ka shumë të ngjarë, nuk do të jetë as me Sassuolon, për ta parë fushën e lojës përsëri vetëm më 30 tetor kundër Hellas Verona. Praktikisht, një ndalesë një mujore në një periudhë kyçe për Juven dhe gjithashtu për të, kur flitet për një rinovim që vazhdon të mos shpallet, pavarësisht lajmeve të shumta pozitive për këtë çështje.

Nuk duhet të jetë asgjë serioze, ndërkohë, për Matthijs de Ligt. Holandezi duhet të kishte qenë titullar me Romën, por atij iu desh të tërhiqej për shkak të problemit me tendosjen e muskujve në aduktorin e majtë. Duke pritur një lajm të mirë nga testet, Juve shpreson se mund të jetë kundër Zenit. Adrien Rabiot është ende jashtë për pozitivitetin ndaj Covid, por francezi duhet të kthehet për ndeshjen në San Siro.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI