Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ "Unë e kam fajin që humbët penalltinë": polemika mbi Orsaton që akordoi penalltinë e i mohoi golin Abraham

Lapsi.al 17 October 2021
Video/ "Unë e kam fajin që humbët penalltinë":

Juventus-Roma vështirë se mund ti shpëtojë ndonjëherë polemikave e ka ndodhur kështu edhe këtë herë: verdhekuqtë në disavantazh, futen në zonë me Abraham që u duk se preku topin për Mkhitaryan (asistenti Bindoni në fakt sinjalizoi pozicion jashtë loje, i mohuar më pas nga VAR) por prekja është e Danilos që ktheu armenin përsëri në lojë. Lojtari, megjithatë, nuk arriti të godasë, i penguar nga Szczesny, kështu që arbitri sinjalizoi një penallti pa pritur një avantazh të mundshëm që më pas u konkretizua: topi përfundoi në këmbët e Abraham i cili shënon një gol të padobishëm, sepse penalltia ishte akorduar. Nga pika e bardhë Veretout u bllokua nga Szczesny dhe rezultati mbeti 1-0.

Në rregulloren e futbollit, në faqen 93, rregulli 12 thotë: "Avantazhi nuk duhet të zbatohet në situata që përfshijnë një ndërhyrje të rëndë, sjellje të dhunshme ose një faull që kërkon një karton të dytë, përveç rasteve kur ekziston një mundësi e qartë për të shënuar një gol."

AUDIO NË TUNELIN E DHOMAVE TË ZHVESHJES: "TE PENALLTITË NUK KA AVANTAZH"

Në intervalin e ndeshjes, Dazn ka dëgjuar audion e një bisede mes Orsatos dhe Cristante në tunelin e dhomës së zhveshjes me gjyqtarin që mbronte veten: "Portieri doli, penallti, pozicion jashtë loje, e nëse nuk fërshëllej? Te penalltitë nuk jepet avantazhi. E pastaj më fajësoni mua sepse humbi penalltinë?".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI