Flash

Fanella e Inter, tre sponsor për 30 milionë euro në sezon: 85 milionë euro të tjera nga Digitalbits

Lapsi.al 2 September 2021
Fanella e Inter, tre sponsor për 30 milionë euro në sezon: 85

Marrëveshja e fundit e sponsorizimit, që i shtohet lëvizjeve të tjera të klubit milanez, ka bërë që objektivi të konsiderohet i arritur: bilanci i merkatos, pagat e reduktuara, sponsorët e fanellave, gjithcka sipas asaj që ishte vendosur, duke e mbajtur ekipin konkurrues, pavarësisht shitjeve të mëdha të Romelu Lukakut dhe Achraff Hakimit, falë injektimeve të goditura dhe teknikisht të rëndësishme.

KOMUNIKATA E INTER

"FC Internazionale Milano, klubi Kampion i Italisë 2020/2021, dhe Zytara Labs njoftuan sot se të dy kompanitë kanë nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare të partneritetit tregtar me vlerë 85 milionë euro, me mbështetjen e Fondacionit DigitalBits. Ky partneritet do të mbështesë vullnetin e Inter për t'u hapur ndaj një publiku gjithnjë e më digjital, për të arritur objektivat globale dhe grupmoshat e ndryshme, dhe për t'u vendosur si një ikonë e kulturës, inovacionit, si dhe e sportit. Si pjesë e këtij partneriteti, DigitalBits bëhet Official Global Cryptocurrency dhe Zytara bëhet Official Global Digital Banking Partner i Interit. Ky partneritet global që kombinon inovacionin dhe financat, pasqyron dëshirën e Interit për të mishëruar vlerat e qytetit të Milanos, frymën e tij ndërkombëtare dhe një preferencë për inovacionin dhe ndryshimin ".

Puna e madhe verore e drejtuesve të Interit, duke filluar në radhë të parë nga Marotta e Antonello e deri te drejtori sportiv Ausilio, ka nisur me lëvizjet në merkato që kanë sjellë një bilanc pozitiv prej +124.5 milionë euro e kanë përfunduar sot nga pikëpamja komerciale me njoftimin të sponsorizimit të ri të fanellës së re, me Digitalbits, një partner i ri me të cilin klubi zikaltër ka lidhur një marrëveshje shumëvjeçare për vlerën e 85 milionë euro. Një partneritet që, së bashku me ato të përcaktuara me parë të Socios.com dhe Lenovo, sjell shumën totale të sponsorizimeve të fanellave përtej 30 milionë euro në sezon, që ishin edhe objektivi i vendosur pas përfundimit të marrëdhënies me Pirellin që zgjati për 26 vjet.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI