Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

“Kanceri i Lazios, copa m**i, duhet të vdisni”: kërcënime për jetën Igli Tares e të birit

Lapsi.al 2 September 2021
“Kanceri i Lazios, copa m**i, duhet të vdisni”:
Fyerje dhe kërcënime për Etienne Taren, djali i drejtorit sportive të Lazios Igli dhe sulmuesi aktual i të rinjve të klubit bardhekaltër. Ka qenë vetë djali i drejtuesit të klubit që bëri të njohur mesazhet e marra, në një postim të gjatë në Instagram, në të cilin ai publikoi edhe screenshot të disa mesazheve që i dërgoheshin, me kërcënime me vdekje ndaj tij dhe babait të tij. I gjithë faji i merkatos, që pa dështimin e ardhjes së Kostiç nga Eintracht Frankfurt me Lazion që më pas mori menjëherë Zaccagni nga Verona. Fakte që çuan një pseudo tifoz të sulmonte në rrjetet sociale djalin e drejtorit sportiv. Etienne Tare në rrjetet sociale saktësoi: "Unë jam lacial që i vogël, gëzohem sa herë që fiton Lazio, dëshpërohem kur humbasim. Unë respektoj çdo lloj kritike, sepse liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë. Por unë besoj se këtë herë është shkuar përtej. Më vjen keq që lexoj fjalë të caktuara, mund të mos pajtohesh me disa zgjedhje, mund të kritikosh, por nuk duhet patur mungesë respekti. KURRË. Kunddrejt meje, babait tim dhe familjes sime".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI