Flash

Daja priste 'top-player', Partizani firmos me Likën

Lapsi.al 30 August 2021
Daja priste 'top-player', Partizani firmos me Likën

Merkato e Partizanit nuk ka qenë ajo që tifozët pretendonin të ishte, pas largimeve të forta nga skuadra, por me shumë mundësi edhe vetë tekniku Ilir Daja. Në një dalje të dy ditëve më parë, tekniku u shpreh se priste ndonjë 'top-player' si përforcim e më saktë ishte në kërkim të 3-4 lojtarëve për të bërë diferencën, por ndërkohë në skuadër i ka mbërritur Griseld Lika.

"FK Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Griseld Likën. 23 vjeçari i cili luan si sulmues i majtë ka nënshkruar për një vit me të kuqtë. Lika është një produkt i Akademisë së Partizanit dhe bashkohet me skuadrën pas eksperiencës së fundit në kampionatin kosovar te KF Arbëria. Në kampionatin shqiptar Lika ka qenë pjesë edhe e Dinamos, Korabit, Luftëtarit dhe Bylis" shkruhet në komunikatën e zyrtarizimit të klubit të kuq.

Natyrisht deri në orët e fundit të merkatos mund të ndodhë gjithcka, por duket e vështirë që një klub që deri tani ka lëvizur vetëm në emra të rinj, që mund të jenë vërtetë premtues por jo një garanci për të mbajtur peshën e fanellës së Partizanit, të ketë lënë goditjet më të mira për në fund. Nga Partizani janë larguar Uilliam Melo, Donald Mëllugja, Roberto Domingues, Jasir Asani, Eraldo Çinari, Hektor Idrizaj, Eneo Bitri, Esin Hakaj, Rron Broja, Esat Mala, Livio Malaj e Ferhan Hasani, ndërsa kanë mbërritur Emiljano Musta, Herald Marku, Dajan Shehi, Arinaldo Rrapaj, Filip Gligorov, Klevis Dragaj, Eljon Sota, Vokli Laroshi e Aleksandar Damçevski.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI