Flash

Psg bllokon Mbappé, duhen 200 milionë: francezi mbetet në Paris

Lapsi.al 30 August 2021
Psg bllokon Mbappé, duhen 200 milionë: francezi mbetet në Paris

Dygolëshi në shtëpinë e Reims nuk do të jetë performanca e fundit e Kylian Mbapé me fanellën e PSG. Përveç zhvillimeve befasuese të Real Madridi në orët e fundit të merkatos së transferimeve, të cilat nuk janë në horizont, kampioni francez do të mbetet në Paris dhe tani është i bindur të shtyjë transferimin e tij në Spanjë. Drejtuesit e PSG, të irrituar nga qëndrimi i Real Madrid, ngriti një mur mbi ofertën prej 170 milionë euro plus 10 bonus dhe, siç u njoftua nga Al Khelaifi, në ditën e shortit të Ligës së Kampionëve, aprovimi për largimin e Mbappe, në këtë verë, do të arrinte vetëm me kushtet e PSG.

Gazeta spanjolle Marca, e cila ditët e fundit kishte lajmëruar me siguri rezultatin e suksesshëm të negociatave, ka bërë tashmë një hap prapa. Pa një rikthim të rëndësishëm të Real Madrid, me një ofertë që kapërcen murin prej 200 milionë eurosh, për një lojtar kontrata e të cilit skadon në 10 muaj, Mbappé do të mbetet aty ku është.

Edhe vetë Mbappé është i bindur për këtë e, siç raportohet nga gazeta, ai është i qetë në Paris dhe i gatshëm të shohë se çfarë do të ndodhë pa e sforcuar situatën me qëndrime armiqësore. Demonstrimi erdhi pikërisht në ndeshjen kundër Reims në të cilën francezi e nisi titullar, duke shënuar të dy golat e ndeshjes. Nëse transferohet menjëherë te Real mirë, përndryshe e prêt tridhembëshi i ëndërrave me Messi e Neymar.

Në të njëjtën kohë, strategjia e PSG është gjithmonë e njëjtë: të heqë dorë nga oferta e Real Madrid dhe të mbajë Mbappe për një vit tjetër, duke shpresuar që gjatë sezonit të gjejë një marrëveshje për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2022. Një rrezik, për ta humbur sulmuesin me parametër zero, por që Al Khelaifi ka vendosur ta provojë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI